Ndonjëherë është e nevojshme të bësh disa ndryshime në sjelljen tënde në mënyrë që ta mbash më gjatë pranë vetes dikë që do. Testi që ju sjellim sot, shërben për të kuptuar se çfarë po tëndalon që të jesh vërtet i lumtur në një lidhje romantike. Është i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u bërë. Duke qenë se nuk ka baza shkencore dhe qëllimi është thjesht argëtimi, ky test mundet të tësurprizojë. Ajo që duhet të bësh, është të shohësh foton e mëposhtme për pak sekonda, dhe të zbulosh arsyen në varësi se çfarë ke parë si imazh të parë në foto.
Nëse gjëja e parë që ke vënë re ka qenë:
Një dhelpër
Edhe ti njësoj si dhelprat, pëlqen të rrish vetëm. Kjo ndodh sepse i beson shumë vetes dhe e di se nuk duhet detyrimisht tëkesh dikë pranë për të qenë i lumtur. Është e vërtetë, ke brendavetes gjithçka që të duhet për të qenë i lumtur, por shpesh ky nivel vetëbesimi mund ta shtojë gjendjen e vetmisë tënde. Ti mendon se marrëdhëniet e kufizojnë potencialin tënd, ndaj nuk i lejon hapësirë dikujt me vlera të hyjë në jetën tënde. Gjërat nuk duhet të funksionojnë në këtë mënyrë. Ekzistojnë marrëdhënie tëlumtura e të shëndetshme ku të dy partnerët gjejnë kohë për veten dhe për gjërat që i bëjnë të lumtur.
Për të qenë i lumtur, ti ke nevojë për një marrëdhënie që të jep mundësinë të jesh vetvetja dhe të lejon të qëndrosh pak kohëvetëm, duke e kuptuar faktin që të pëlqen vetmia. Ke gjithçka tënevojshme për ta gjetur këtë person, duhet vetëm të besosh.
Një lepur
Je një person i hapur, kur flitet për ndjenjat. Nuk ke frikë apo turp për të treguar atë që ndjen për personat që hyjnë në jetën tënde. Je person që fal shumë ndjenja, por edhe pret të t’i kthejnë ndjenjat të tjerët. Disa mund të thonë se dashurohesh shpejt, por ti e di se zemra jote e hapur dhe lidhja që ke me ndjenjat e tua, janë një nga virtytet më të mëdha që ke. Por duhet të tregohesh i vëmendshëm. Një zemër që dashuron shumë, mund të jetë edhe një dobësi. Kjo sepse kur i besojmë vetëm zemrës, mundet të lëndohemi më lehtë nga të tjerët.
Duhet t’i japësh prioritet edhe objektivave të jetës tënde, lumturisë tënde dhe zhvillimit tënd personal. Kur i jep gjithçka nga vetja dikujt dhe merr të njëjtën gjë në këmbim, arrin tëndërtosh marrëdhënie më të forta dhe më afatgjata me atëperson. Por kur në bazën e gjithçkaje është varësia nga personi tjetër, gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë.