Enciklopedike

Gjenden prova të verës më të lashtë në botë

Trajtimi i parë i vreshtit për prodhimin e verës në histori është realizuar pak kilometra nga kryeqyteti aktual i Gjeorgjisë, rreth 6000 vjet më parë.  Para se vreshtat e Libanit në Languedoc të shndrroheshin në Mekën e prodhimit të verërave, djepi i prodhimit të këtij lëngu të çmuar ka ekzistuar kohë më pare, në një zonë tjetër.

Arkeologët kanë zbuluar prova të prodhimit të verës më të vjetër në botë që daton në periudhën neolitike rreth 6000 para krishtit, shumë kohë më parë nga sa besohej (nga 600-1000 vjet më parë). Deri më tani provat kimike më të vjetra datonin mes 5400 dhe 5000 vitesh dhe gjendeshin në Iran, në malet e Zagros. Sidoqoftë duhet përcaktuar origjina  e verës së transportuar në zonën në jug të Kaukazit në kufirin e Europës lindore dhe Azisë perëndimore. Gërmimet u përqendruan në dy vende që kishin qeramikë të neolitit të quajtura Gadachrili Gora dhe Shulaveris Gora, rreth 50 kilometra në jug të Tblisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë. Nga gërmimet u gjetën copëza të vazove qeramike dhe u analizuan nga shkencëtarët për të identifikuar mbetjet në fund të tyre.

Nga analizat u gjet se mbetja ishte acid tartari, një nënprodukt i rrushit që nxirret nga përpunimi i tij, si dhe tre acide organike si malik, suksinik dhe citric. Qeramika ishte ideale për procesimin, shërbimin dhe ruajtjen e pijeve të fermentuara. Batiuk, arkeolog përshkruan se në shoqërinë antike, pirja dhe ofrimi i verës kap dhe shtrihet në të gjitha aspektet e jetës që nga praktikat mjeksore deri në festime, lindje dhe vdekje. Si një substancë që alteron mendjen dhe si një tregti mjaft e vlefshme u kthye në kultin e riteve fetare, të guzhinës, të ekonomisë dhe shoqërisë në të gjithë lindjen e afërt.

Ai e sheh vreshtarinë antike si një shembull të shkëlqyer të zgjuarsisë njerëzore për zhvillimin e hortikulturës dhe për nënproduktet.  Gama e pafundme e shijeve dhe aromave të 8000 dhe 10000 varieteteve të rrushit aktual është rezultat final i vreshtarisë euroaziatike të kryqëzuar vazhdimisht me rrushin e egër nga vende të tjera. / Marre nga muyinteresante.es – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button