Horizonti.al

Gjeni ndikon në konsumimi e kafesë

screen-shot-2016-09-14-at-22-06-27Kafeja është një nga pijet më shumë të konsumuara në të gjithë botën dhe një nga mënyrat kryesore nga e cila merret kafeina në organizmin tonë. Po përse disa njerëz konsumojnë më shumë kafe se disa të tjerë?

Një ekip i universitetit të Triestes dhe Edinburgut në Skoci sugjeron se përgjigjja gjendet në gjenet tona, më saktësisht në një gjen të emërtuar PDSS2 që mesa duket ndikon në mënyrën se si e metabolizojmë kafeinën secili nga ne. Shkëncëtarët kryen dy studime, i pari në Itali me 1.213 persona dhe i dyti në Hollandë me 1.731 dhe përfundimet ishin mjaft të ngjashëm. Në të dy rastet u analizua informacioni gjenetik i këtyre individëve dhe kryqëzuan këto të dhëna me numrin e filxhanëve të kafesë që konsumonin përditë.

Kështu gjetën se gjeni PDSS2 luante një rol të rëndësishëm në mënyrën se si e metabolizon kafeinën organizmi. Raporti është i përmbysur, propocional, d.m.th tek ata që kishin një gen më të shprehur, pra më aktiv pinin më pak kafe dhe ata që kishin një gen më të dobët konsumonin më shumë. Ky gjen inhibon (frenon) funksionimin e gjeneve të tjerë të lidhur me metabolizmin e kafeinës, pra ai e mbron nga ta që duan ta eliminojnë në mënyrë që kjo të mbetet sa më gjatë në organizëm, po ashtu edhe efektet e saj dhe kjo është arsyeja se pse ne pimë më pak kafe kur ky gjen është aktiv. Megjithatë duhen më shumë studime për të qartësuar mekanizmin biologjik të genit PDSS2 dhe konsumit të kafesë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button