Horizonti.al

Gjeni që na bën luftëtarë

screen-shot-2016-10-21-at-09-35-54

Studiuesit sugjerojnë se disa njerëz janë të pritur për të kryer krime të dhunshme. Pas marrjes së mostrave të gjakut nga të burgosurit e dhunshëm në Finlandë, ata gjetën se përsëritësit e shkeljeve kishin variante gjenetike CDH13 dhe MAOA. Ata e mbiquajtën atë “gjeni luftëtar”. MAOA metabolizon dopaminën. Nëse aktiviteti i tij bie, përdorimi i alkoolit ose drogës mund të shkaktojë një rritje të nivelit të dopaminës dhe nxisë sjellje agresive.

CDH13 ndihmon në zhvillimin e lidhjeve nervore në tru, dhe është një faktor i rëndësishëm tek ADHD-ja. Supozohet se pasja e dy variacioneve, e bën dikë të ketë 13 herë më shumë gjasa për të kryer një krim të dhunshëm. MAOA gjendet në kromozomin X, çka mund të shpjegojë pse shumica e vrasësve masivë janë meshkuj. Femrat kanë dy kopje të gjenit, kështu që nëse dikush përmban një variant, një tjetër gjen normal mund ta kompensojë këtë efekt.

Megjithatë, meshkujt kanë vetëm një kopje të kromozomit X, prandaj ata vuajnë efektet e plota të variantit nëse e kanë gjenin. Kjo s’do të thotë se të kesh njërin variant ose tjetrin, e bën patjetër dikë një kriminel i dhunshëm. Studiuesi Xhim Fallon zbuloi se edhe ai e kishte këtë gjen, por s’kishte asnjë histori dhune në jetën e tij. Të rëndësishëm janë edhe faktorët mjedisorë, dhe MAOA është i lidhur me shkallën më të lartë të kriminalitetit, kur individi ka përjetuar abuzime në fëmijëri. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button