Analiza

GJEOPOLITIKE / Orekset territoriale të Kinës mund të provokojnë luftë me SHBA

Screen Shot 2015-05-28 at 16.39.54

Nga Rob Garver

Qeveria kineze ndërmori të martën një hap, për të cilin qeveria amerikane kishte kohë që paralajmëronte, kur publikoi një dokument që përshkruan strategjinë e saj të përgjithshme ushtarake. Megjithatë, ndërsa administrata Obama mund të jetë e kënaqur me një transparencë më të madhe nga Pekini, me siguri që Uashingtoni nuk u ngazëllye nga planet, që qeveria kineze përshkruan atje, veçanërisht qëllimin e deklaruar për të vazhduar ndërtimin e ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore.

BKT Reklama

Dokumenti ndërkohë theksonte, se ushtria kineze “nuk do të sulmojë, nëse ne nuk jemi të sulmuar, por ne me siguri do të kundërsulmojmë, në rast se sulmohemi” dhe se “Kina nuk do të kërkojë hegjemoni apo zgjerim”, sipas “China Daily’. Këto garanci tingëllojnë mirë, por ka një problem në përkufizime, që i bën disa nga premtimet e qeverisë kineze të pakënaqshme për fqinjët e saj, dhe në fakt edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkufizimi i territorit sovran të Kinës – që do të thotë hapësira tokësore dhe detare, që ajo ka të drejtë të mbrojë – nuk përputhet me konceptin që ka shumica e vendeve të tjera për territorin kinez. Kina ka qenë vazhdimisht duke krijuar atë, që pretendon se është territori i ri sovran në mes të Detit të Kinës Jugore, me rimarrjen e tokës nëpër shkëmbinjtë nënujorë artificial, dhe u zgjeruar në ishuj gati të zhytur.

Ushtria kineze, ka instaluar porte dhe baza ajrore, si dhe ka filluar trajtimin e tyre si një territor sovran në lidhje me mbrojtjen ajrore dhe trafikun e anijeve. Kjo ka shtuar tensionet, në një rajon të shqetësuar tashmë nga rritja e mundësive globale të Kinës. Zona e diskutuar, është rreth 750 milje larg nga pjesa kontinentale e Kinës, dhe shumë afër brigjeve të një numri vendesh të tjera, duke përfshirë Vietnamin, Filipinet dhe Brunein.

Megjithatë, si një çështje e politikës, Kina pretendon të drejtat territorial, mbi pjesën dërruese të ishujve në detin e Kinës Jugore. Rreth 5 mijë miliardë dollarë volum tregtar, kalon çdo vit nëpër zonën e kontestuar, duke ngritur shqetësime se ujërat që kanë qenë deri më tani lirisht të lundrueshme, mund të jenë subjekt i një përpjekje nga ana e Kinës, për të kontrolluar trafikun detar.

Shtetet e Bashkuara, kanë kundërshtuar me forcë ndërtimin e vazhdueshëm të ishujve artificialë nga ana e Kinës, dhe në javët e fundit ka qenë gjithnjë e më agresive në sfidimin e pohimit kinez se ato përbëjnë territorin sovran, hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale, të cilat duhet të respektohen.

Javën e shkuar, ushtria amerikane dërgoi një avion spiun, mbi disa prej territoreve të pretenduara nga Kina, duke shkaktuar reagimin e ashpër të Pekinit.

Publikimi i dokumentit strategjik të martën, zbuloi se Kina ka për qëllim jo vetëm të ruajë instalimet që ka aktualisht në Detin e Kinës Jugore, por synon edhe t’i zgjerojë më tej ato. Ajo planifikon të ndërtojë dy fare në rajon, të njohur si ishujt Spratli. Raporti kritikonte qeveritë e huaja, për “ndërhyrje” në punët e vendeve në rajon, dhe zbuloi se ushtria kineze ka për qëllim të marrë një rol më kategorik në mbrojtjen e interesave të Kinës në rajon.

Gjithashtu në mënyrë të qartë, dokumenti thekson se ushtria kineze do të ndryshojë pozicionin e saj në rajon, nga një rol kyç në mbrojtjen e territorit kinez, tek një rol i ri, në të cilën mbrojtja është e balancuar nga aftësia për të vepruar në mënyrë sulmuese. Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët e Kinës në Detin e Kinës Jugore – veçanërisht Filipinet – kanë refuzuar kategorikisht të njohin pretendimet mbi ishujt, të cilat pretendohen si territore sovrane nga vende të shumta.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes tha të marten, se çështja ishte përtej mosmarrëveshjeve, duke theksuar se ndërtimi i bazave ajrore dhe objekteve të tjera ushtarake,

nuk ishte diçka e ndryshme nga ndërtimi i tyre në pjesën kontinentale kineze.

Natyrisht, kjo ngre çështjen nëse ishujt Spratli janë territore kineze. Ndërsa tensionet në rajon, vazhdojnë të rriten, një editorial i një gazetë shtetërore kineze paralajmëronte të hënën, se nëse Shtetet e Bashkuara e ndryshojnë pozicionin e tyre, konflikti ndërmjet dy vendeve mund të jetë i pashmangshëm.

“The Fiscal Times” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button