Horizonti.al

Gjëra me të vërtetë interesante për ëndrrat

Screen Shot 2016-04-11 at 15.37.14

Endrrat e burrave, ëndrrat e grave, dhe ëndrra e tmerrshme që pa Abraham Linkolni…

  1. Endrrat parandalojnë psikozën

Endrrat të ndihmojnë të qëndrosh mendërisht “në shina”. Studimet tregojnë se pjesëmarrësit që u zgjuan në fillimin e ëndrrave treguan shenja psikoze, pas vetëm tre ditësh.

2. REM

Ekziston një crregullim që mund të ndodhë teksa flini. Quhet Crregullimi i gjumit REM. Njerëzit veprojnë duke goditur me shkelma, duke thirrur, etj gjatë kohës që po shohin ëndrrën. Ky crregullim ndonjëherë parashikon crregullime të trurit, si për shembull Sëmundja e Parkinsonit.

3. Endrrat paralajmëruese

Endrrat janë simbolike për nga natyra. Endrrat e cuditshme mund të të japin të dhëna për atë që ndodh në jetën tënde. Endërrimi i dickaje, si për shembull ujë i pistë, mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor “të fjetur”.

4. Endrra “e gjallë”

Ti e di që i ke këto lloje ëndrrash, kur zgjohesh ndërkohë që je ende brenda ëndrrës. Ti zbulon se mund të diktosh atë që mund të të ndodhë në ëndërr. Studimet tregojnë se ata që luajnë me lojëra elektronike kanë më shumë ëndrra të tilla, se të tjerët.

5. Gërrhitja dhe ëndrrat

Ne e dimë se gërrhmia ndonjëherë tregon probleme. Ajo që të befason, është kur mëson se ka një lidhje mes gërrhitjes dhe ëndrrës. E zhdrejtë. Në fakt thuhet që kur njerëzit gërrhasin, ata nuk shohin ëndrra.

6. Shpikës prej ëndrrave

A e dini se disa njerëz të famshëm u bënë të tillë për shkak të njëëndrre që panë një natë? Eshtë e vërtetë, sepse kështu nisi e gjithë seria “Tëilight”. Bitëllsi i famshëm, pol MekKartnej e pa në ëndërr këngën e suksesshme “Yesterday”.

7. Kur ëndërrojnë burrat

Studimet tregojnë se burrat ëndërrojnë sikur janë jashtë, më shumë se sa gratë. Burrat ëndërrojnë gjithashtu gjashtë herë më shumë se sa gratë. Endrrat e këqia të burrave tregojnë tendenca më agresive, si për shembull sherret dhe përleshjet.

8. Kur ëndërrojnë gratë

Gratë shpesh ëndërrojnë sikur janë brenda një shtëpie, me njerëz të tjerë përreth. Në makthet e tyre mund të jenë sikur ndiqen nga dikush, humbasin një njeri të dashur dhe përfundojnë të humbura. Studimet tregojnë se gratë kanë ëndrra më të gjalla kur janë shtatzënë.

9. Endrrat parashikuese

Herë pas here, njerëzit ëndërrojnë për të ardhmen. Këto lloje ëndrrash quhen ëndrra paranjohëse. Rasti më i famshëm është kur Abraham Linkolni pa vdekjen e tij në ëndërr. Tre ditë më vonë, sic e dimë mirë të gjithë, ai u vra nga John Uilkes Booth.

10. Kohëzgjatja e ëndrrave

Endrrat zgjasin në varësi të cilës pjese të natës ju po flini. Endrrat e shkurtëra ndodhin sapo bini në gjumë. Sa më pranë zgjimit të jeni, ju ëndërroni për afro 45 minuta.

11. Endrrat sikur rrëzoheni

Endrrat sikur rrëzoheni ndodhin në fillim të natës. Ky cikël i gjumit njihet si Faza 1. Njerëzit shohin ndonjëherë ëndërr sikur rrëzohen kur zgjohen me një lëvizje të beftë. Herë të tjera, kjo ëndërr i ndodh atyre që ndiejnë një humbje kontrolli të jetës së përditshme.

12. Me ngjyra dhe bardhë e zi

Afro 12% e njerëzve ëndërrojnë në bardhë e zi. Ata nuk shohin asnjë ngjyrë në ëndërr. Ekspertët e gjumit nuk e dinë përse ndodhin këto ndryshime, apo nëse ndryshimi i ngjyrave pasqyron nivelin emocional që ndihet në ëndërr. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button