Psikologji

Gjërat që duhet të keni parasysh në takimin e parë

Përgatitja për takimin e parë zakonisht është e mbushur me kombinimin e emocioneve, frikës dhe intrigave. Këto janë disa këshilla që t’ju  ndihmojnë të shkojë sa më mirë.

1. Veshja
Përshtypja e parë zgjat, kështu që përgatituni që të dukeni sa më pastër dhe sa më bukur që është e mundur. Mos e teproni me përdorimin e parfumit, me grim apo me veshje ekstravagante. Mundohuni të dukeni sa më e thjeshtë dhe vishni diçka të rehatshme.

2. Vendtakimi
Për takimin tuaj të parë duhet të zgjidhni një vend që ju mundëson një bisedë të mirë. Një klub nate plot njerëz natyrisht se nuk e lejon një gjë të tillë, kështu që kujdesuni të gjeni një vend relaksues, jo të zhurmshëm. Për shembull, një kafene ku mund të bisedoni dhe të njiheni me njëri-tjetrin.

3. Sjellja dhe qëndrimi
Bëhuni të kujdesshëm për sjelljen tuaj në takimin e parë. Mundohuni të mos i kafshoni thonjtë apo t’i sillni flokët rreth gishtit, në mënyrë të nervozuar… Më e mira do të ishte të largoni ngadalë flokët nga fytyra në një mënyrë flirtuoze apo të shtrëngoni lidhësen e tyre në vend se të bëni zhurmë me bizhuteritë në duart tuaja.

4. Komunikimi
Përdorimi i aftësive komunikuese mund të përcaktojë kahun e takimit tuaj. Mundohuni të mbani kontakt me sy, por mos i fiksoni ata tek ai. Dëgjoni të gjitha që ai i thotë dhe mos e ndërprisni. Mundohuni të mos sillni tema të rënda në takimin e parë dhe lejoni që ai t’ju njohë ju më mirë.

Leave a Reply

Back to top button