Ekonomi

Gjermanët nuk shpenzojnë. Tani Europa fillon të ketë frikë

EKONOMI / Investime publikë pothuajse joekzistentë, konsumi privat shumë i dobët: ja pra, çfarë fsheh stanjacioni gjerman. Italia, Franca dhe më pas orbita më të gjera, Spanja dhe Portugalia psojnë kundërgoditjet.Vetëm Britania e Madhe vazhdon rrugën e saj në një dimension paralel

Gjermanwt nuk shpenzojnwNëse edhe rritja e Gjermanisë pëson ngadalësim, kjo do të thotë që Europa rrezikon vërtetë të ndalet. Cfarë ndodh në ekonominë, e cila e vetme prodhon 29 përqind të pasurisë totale në zonën e euros? Bundesbanku fajëson “tensionet gjeopolitikë” në Ukrainën lindore dhe në Lindjen e Mesme. Dhe shpjegon që në tremujorin e dytë industria “ka ngadalësuar marshin”. E njëjta gjë ka ndodhur në Itali, siç ka bërë të ditur dje Istat-i, ndërkohë që ka shkuar edhe më keq në Francë.

Pra, në Francë shtytja e prodhimit mbetet e dobët. Bazat e një rritjeje “të qëndrueshme”, siç thonë ekonomistët, janë ende të pasigurta. Nëse është e vërtetë, atëherë të paktën këtë herë nuk ndihmojnë shumë analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që si për një koincidencë të çuditshme, pikërisht dje i ka rishikuar shifrat e Gjermanisë, duke parashikuar një rritje më të madhe të GDP: 1.9% deri në fund të 2014, ndërkohë që parashikimi i mëparshëm kishte qenë 1.7%.

Nëse duam të shohim në themelet e këtij “stanjacioni”, nuk vlen të vonohemi me disa të dhjeta më shumë apo më pak. Siç e dimë, Gjermania ka përballuar më mirë se të gjithë vendet e tjerë europianë krizën financiare dhe ekonomike, duke u mbshtetur tek eksportet në tregjet e afërt të BE dhe në ata të largët, me Kinën në krye. Megjithatë, prej pak kohësh, vijnë gjithnjë e më pak porosi nga vende që i kanë gjithnjë e më të shtrënguar burimet. Rezultati: industria gjermane është dashur ta ulë marshin. Pas alarmit të Bundesbankut, është urgjente tashmë të mbushen boshlëqet e lënë nga eksportet, me një rritje të konsumit të brendshëm, nëse duhet që të punojë me xhiro të plota motorri i sipërmarrjeve gjermane dhe, në një moment të dytë, ai i vendeve partnerë. Por qeveria e Angela Merkelit nuk duket se ka qëllim të favorizojë stafetën mes kërkesës së jashtme dhe kërkesës së brendshme.

Eshtë një problem, mbi të gjitha, i investimeve publikë. Dogma kushtetuese e defiçitit zero është transformuar në një pengesë pothuajse absolute për të rritur shpenzimet shtetërore. FMN vëren se Gjermania do të ishte në gjendje të akordonte deri 0.5% të GDP-së, pa i shkelur rregullat kombëtare dhe europiane të buxhetit. Në vlerë absolute bëhet fjalë për pothuaj 13 miliardë Euro. Por kjo shifër mund të shumëzohet me dy, tre apo katër. Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: në llogaritë e gjermanëve, raporti mes defiçitit dhe GDP sot është 0.1%, kështu që në teori ekziston një hapësirë prej pothuaj 75 miliardë Euro të dala, përpara se defiçiti të arrijë pragun e 3 përqindëshit të GDP-së. Cili lider politik, cili kryetar shteti, cili komisioner europian do të kishte kundërshtuar nëse qeveria gjermane do të vendoste të akordonte dhjetëra miliarda Euro për të përmirësuar infrastrukturën apo shërbimet në vend? Eshtë e qartë që përfitimet do të zgjeroheshin në të gjithë sistemin ekonomik europian. Ja pra, tema politike që fshihet në analizën e Bundesbankut: në vend që të kërkojë zbritje në Bruksel, duhet të bindet Kancelarja Merkel që të investojë shumë më tepër.

Një tjetër shteg të çon tek politika monetare, siç sugjeron Daniel Gros, ekonomist gjerman, drejtor i Qendrës së Studimeve të Politikave Europiane me qendër në Bruksel. Gros thotë: “Ideja e uljes së normave të interesit edhe në terma kohëgjatë ka një kundërtregues pikërisht në Gjermani, vendi që blen bonot e të gjithëve. Për shumë prej kursimtarëve gjermanë, për shembull, fondet plotësues janë thelbësorë për të integruar pensionin. Kohët e fundit, rendimenti i këtyre fondeve ka rënë nga 3% në 1%. Kam llogaritur që për SHBA, një vend në borxh, ulja me një përqind e normës së interesit përkthehet në një kursim prej 70 miliardë dollarë. Për Gjermaninë, që është vend kredidhënës, vlen e kundërta, të ardhurat tërësore ulen e si pasojë bie konsumi”.

Investime publikë pothuajse joekzistentë, konsumi privat shumë i dobët: ja pra, çfarë fsheh stanjacioni gjerman. Italia, Franca dhe më pas orbita më të gjera, Spanja dhe Portugalia psojnë kundërgoditjet.

Vetëm Britania e Madhe vazhdon rrugën e saj në një dimension paralel. Dje në Londër, instituti i kërkimeve Item Club u ka paraprirë shifrave që do të bëhen publike në 25 korrik nga Zyra Kombëtare e Statistikave. Lajmi është që GDP i Britanisë së Madhe ulet në 0.8% vetëm në tremujorin e dytë, ndërkohë që pritet të shkojë 3.1% deri në fund të 2014-ës. Qeveria ka zgjedhur një linjë të debatueshme uljesh fiskale, në limitet e “dumping”-ut ndaj konkurentëve europianë. Dhe të papërballueshme për buxhetet e vendeve si Italia dhe Franca. Pra, nuk është Londra që duhet të ruhet. /Times/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button