Ekonomi

Gjermania e meritonte lehtësimin e borxheve, Greqia jo

Screen Shot 2015-07-11 at 01.34.52

Nga Leonid Bershidsky

Syriza, partia e re në qeverisjen e Greqisë, përdor një argument interesant për të rishikuar borxhin grek: A nuk ishte Gjermania, aktualisht kundërshtarja më e madhe e lehtësimit të borxhit, vetë përfituesja e bujarisë së paparë në vitin 1953, kur borxhi i saj i jashtëm u përgjysmua? Gjetje bukur, megjithëse jo domosdoshmërisht bindëse.

Paralelet mes Greqisë së sotme dhe Gjermanisë së vitit 1953, janë një demagogji e pastër. Kreditorët e Republikës Federale të Gjermanisë – 20 vende, përfshirë Greqinë – ranë në fakt dakord gjatë një konference në Londër, për të anuluar 55 përqind prej 32.3 miliardë markash të borxhit të jashtëm të vendit.

“Më shumë se 50 përqind e borxhit grek ka nevojë të anulohet”-thotë ekonomisti kryesor i Syriza-s, John Milios. “Zgjidhja që iu dha Gjermanisë në konferencën e Londrës së vitin 1953, është ajo që ne duhet të bëjmë për Greqinë”. Milios ka kryer kolegjin në Gjermani; ai mban titullin Profesor Doktor në Universitetin e Osnabrukut në Saksoninë e Ulët.

Ai e di mirë, se rikujtimi gjermanëve i historisë së tyre të shekullit të XX-të, dhe më pas apeli ndaj ndërgjegjes mund të jetë efektiv. Gjithësesi, djalli qëndron tek detajet. Rreth gjysma e shumës së përgjithshme të borxhit gjerman, që u diskutua në konferencën e Londrës – 16.1 miliardë marka – ishte krijuar që para Luftës së Dytë Botërore.

Një pjesë tjetër, ishte pasojë e reparacioneve të papaguara, ndaj fituesve të Luftës së Parë Botërore. Këto kërkesa të larta e të papërballueshme për ekonominë gjermane, patën ndihmuar nazistët, të cilët premtuan se nuk do t’i njihnin këto dëmshpërblime, në rast se do të vinin në pushtet.

Megjithatë Konrad Adenauer, kancelari i parë i Gjermanisë së pasluftës, i kishte rinjohur borxhet në vitin 1951, si pjesë e një përpjekje për ta kthyer Gjermaninë, nga një shtet të shkatërruar në një anëtar të përgjegjshëm të sistemit ekonomik të botës perëndimore. Ky ishte një veprim i vullnetit të mirë. Pjesa më e madhe e borxhit ishin lëshuar në monedha, që më vonë e humbën pjesën më të madhe të vlerës dhe interesat të tyre, nga vitet e largëta midis dy luftrave botërore, që ishin të vështira për t’u llogaritur.

Pra, kur Adenauer u angazhua të njohë detyrimet ndaj kreditorëve, bazuar në normat e konvertimit të pranueshëm të monedhës, “ishte e njohur që në fillim, se nga Gjermania nuk pritej të paguhej fatura e plotë, që do të dilte nga një llogari thjesht teknike e borxheve të papaguara”-shkroi Timothy Guinnane nga Universiteti i Yale në vitin 2004, në botimin më autoritativ deri më sot, mbi lehtësimin e borxheve gjermane në vitin. Sa për borxhin e pasluftës, qendra aktuale financiare Gjermanisë në Franfkurt dhe selia e Bankës Qendrore Evropiane, duken si në vitin 1953:Edhe në qendër të Athinës ka rrënoja, por ato janë mjaft më të lashta. Gjermania kishte nevojë për shuma të mëdha parash, për të rindërtuar infrastrukturën dhe shtëpitë e rrënuara nga lufta.

Në disa qytete gjermane, nuk kanë mbetur më ndërtesa të para-luftës, përveç atyre të restauruara me kujdes gjatë 70 viteve të fundit. Përveç kësaj, pasi Gjermania u nda në dy pjesë nga aleatët e Luftës së Dytë Botërore, 10 milionë refugjatë nga pjesa lindore e vendit e kontrolluar nga sovjetikët – afërsisht sa banorë ka aktualisht Greqia – mësynë në perëndim, duke shkaktuar një katastrofë humanitare me përmasa të mëdha.

Sigurisht Gjermania ia kishte shkaktuar vetes atë situatë, por ajo nuk qeverisej më nga nazistët:ishte duke bërë çmos për t’u ndarë nga e kaluara e saj, proces që ende vazhdon dhe që përcakton vlerën konsensuale të natyrës së udhëheqjes gjermane në Evropën e sotme. Kreditorët, e ndjenë se kishin nevojë ta ndihmonin Gjermaninë në këtë përpjekje.

Rrethanat në të cilat Greqia ka akumuluar borxhin e saj, janë tërësisht të ndryshme. Pas rivendosjes së demokracisë në vitin 1974, pas 7 vjetësh të sundimit ushtarak, qeveria greke ndërmorri në një gamë të plotë të përfitimeve sociale, duke përfshirë pensionet më të larta dhe të kujdesit shëndetësor universalisht të arritshëm, si dhe një qeveri më të madhe.

Ajo financoi ndërtimin e një hekurudhe, që kishte më shumë të punësuar sesa udhëtarë; edhe para grushtit ushtarak të shtetit, Athina filloi të paguajë pagat për priftërinjtë ortodoksë, dhe ende e bën një gjë të tillë, edhe pse ka patur një reduktim të pjesshëm, pas kërkesës këmbëngulëse të kreditorëve ndërkombëtarë.

Për tre dekada, Greqia pati defiçite fiskale të paqëndrueshme, mori hua të shumta për t’i mbuluar ato – dhe pastaj gënjeu rreth tyre Eurostatin, që mënyrë që të mund t’i bashkohej euros në vitin 2001.

Ka një ndryshim jo aq delikat, mes njohjes së borxheve të marra nga qeveritë e mëparshme mashtruese në një normë monedhe të favorshme ndaj kreditorëve – dhe akumulimit me mendjelehtësi të borxheve, ndërsa fsheh madhësinë e vërtetë të deficiteve buxhetore. Në rastin e parë, nënkuptimi është disiplina e ashpër e vetë-imponuar dhe pendesa. Në të dytin, shthurja.

Mundet ende të thuhet se në rast se Gjermania e meritonte një shans të dytë, pas asaj që bëri në Evropë, atëherë me siguri që Greqisë duhet t’i jepet një i tillë. Ka një përgjigje teknike për këtë. Sikurse shkroi Guinnane:”Popujt e disa vendeve sot, janë duke punuar për të shlyer borxhet ndërkombëtare të shkaktuara nga qeveritë e mëparshme, që ata nuk i zgjodhën apo dëshuruar. Shpesh borxhi është përdorur, ose për të siguruar një jetesë luksoze për pak të korruptuar, ose për të ushtruar represion ndaj popullsisë. Megjithatë, sipas rregullave të sistemit financiar ndërkombëtar, qytetarët janë ende përgjegjës për borxhin ose rrezikun e humbjes së qasjes në tregjet ndërkombëtare të kreditit”.

Gjithësesi, kjo është një arsye e fortë pse do të ishte gabim të lehtësohej borxhi grek, ndërsa vendi udhëhiqet nga Syriza. Në vitin 1953, vendet e bllokut lindor, i bojkotuan bisedimet e Londrës. Shteti kukull i sovjetikëve, Republika Demokratike Gjermane, nuk mori përgjegjësi për asnjë pjesë të borxhit të vjetër gjerman:Në vitin 1953, punëtorët ishin ngritur në protesta të dhunshme, aq sa u desh ndërhyrja e tankeve sovjetike, për të vendosur situatën nën kontroll.

Kështu që RDGJ-ja, nuk kishte nevojë për ndonjë barrë ekonomike shtesë. Pasi Gjermania u ribashkua në vitin 1990, ajo pagoi disa pjesë të borxhit të Lindjes, sipas marrëveshjes së Londrës. Pjesë e arsyes pse Gjermanisë Perëndimore iu lejua lehtësimi i borxhit, shihej tek rëndësia që Republika Federale, kishte si një mburojë perëndimore në luftën kundër komunizmit.

Siç shkruante Jurgen Kaiser, në një letër drejtuar Friedrich Ebert Stiftung vitin e shkuar, në rastin e Gjermanisë, arsyeja ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe konkurrenca, ndërmjet Perëndimit nga njëra anë, dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të saj në anën tjetër. Ka qenë pra një marrëveshje e madhe interesi nga ana e kreditorëve të mëdhenj, SHBA-së dhe në një masë më të vogël Britanisë së Madhe, në stabilizimin politik dhe ekonomik të vendit sa më shpejt që të ishte e mundur.

Qeveritë e Gjermanisë Perëndimore, që kanë përfituar nga lehtësimi i borxheve, ishin vendosmërisht anti-komuniste dhe anti-marksiste. CDU, partia e kancelares Angela Merkel, u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, në dy dekadat e para të ekzistencës së saj. Ajo ishte ekonomikisht më pak liberale sesa tani, dhe ndërtoi përgjatë viteve një shtet të konsiderueshëm të mirëqenies sociale, por ajo ishte ende një forcë e qendrës së djathtë, kapitaliste dhe që besonte se vetëm iniciativa private mund të çojë tek një zhvillim pak a shumë universal.

Forcat politike të ekstremit të majtë, ishin jashtë procesit të Londrës në vitin 1953;ata ishin pjesë e Republikës Demokratikle Gjermane. Tani, partia shumë e majtë greke Syriza, do që të jetë në brendësi me planet e saj, duke shtetëzuar bankat dhe shërbimet, si dhe premtimet tejet të kushtueshme ndaj votuesve.

Ajo kërkon të përdorë lehtësimin e borxheve, për të siguruar energji elektrike falas për familjet, subvencionojë qiratë, rivendosë shpërblimet e Krishtlindjeve për pensionistët, rrisë pagat minimale – që është një rrikthim tek praktikat që çuan në akumulimin e borxhit të Greqisë.

Është një rast ekstrem i rrezikut moral, të cilin qeveritë gjermane të pasluftës e shmangën me vetëdije. Sigurisht, ka argumente politike për lehtësimin e borxheve greke, siç ka qenë në rastin gjerman 62 vjet më parë. Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar, se Greqia mund të largohet nga eurozona dhe shkaktojë shpërbërjen e saj.

Mund të jetë më pak e kushtueshme të anulohet një pjesë e borxhit, sesa të merren me pasoja të tilla të tmerrshme të një qëndrimi të ashpër. Megjithatë, pastaj problemi duhet të përshtatet me këto fjalë të zymta:kreditorët e Greqisë do të paguajnë haraçin ndaj qeverinë së eksremit të majtë, kështu që nuk shkakton rrëmujë tek monedha e përbashkët. Nëse është rasti, duhet të kursehen paralelet me konferencës së Londrës së vitit 1953. Ajo kishte qëllime fisnike, dhe Gjermania ishte në një pozicion më mirë për të stimuluar bujarinë  e kreditorëve dhe për ta përdorur atë për mirë sesa Syriza në Greqi./Bloomberg View – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button