Histori

Gjermania mburrej me një forcë të madhe e të mekanizuar

 

Screen Shot 2015-06-04 at 22.26.25

Seria: Ide të gabuara për Luftën e Dytë Botërore

Gabim, thotë James Holland. Ka një pikëpamje të përgjithshme se Gjermania ka qenë një forcë e mekanizuar rëndë gjatë luftës, por thjeshtë nuk ka qenë kështu. Ndër vendet e zhvilluar, ishte njëri prej më pak të automatizuarve: në 1939 kishte 48 vetë për çdo mjet me motorr në Gjermani, krahasuar me 4 vetë për mjet në SHBA.

E vërtetë, kishin autobahn-et, por për një ushtri me mekanizim të lartë nevojitet një industri e përparuar motorrike: fabrika, forcë punëtore e kualifikuar, si dhe njerëz të mjaftueshëm që dinë si të ngasin. Pa këto, mekanizimi që projektonin gjermanët, dhe që nevojitej, ishte pothuajse fantazi. Në fakt, mjeti më i fundit gjerman për transportin e trupave erdhi në 1941 dhe ishte një karro me rrota pneumatike që tërhiqej nga kuaj.

Gjermanët ishin shumë të kënaqur në fakt të kapnin mjetet e armikut dhe në qershor 1941 ata hynë në Bashkimin Sovjetik duke përdorur gjithçka, që nga Citroen, deri tek Morris. Nuk ishte keq, deri kur këto nisën të prishen dhe trupat zbuluan se nuk kishin as pjesët e ndërrimit as dhe dijen për t’i ndrequr. Më shumë se gjysma e mjeteve që gjermanët humbën gjatë luftës, e pësuan prej defekteve mekanikë.

Atëherë, nga vjen kjo ide e gabuar? Së pari, Blitzkrieg-u i famshëm i 1940, që u arrit duke përdorur një kombinim të frikshëm të tokave ajrore dhe tokësore. Nga 135 divizionet e përdorur, vetëm 16 ishin të mekanizuar – të tjerët vareshin nga këmbët dhe kuajt. Sado brilant që ishte Blitzkrieg-u, të metat e konsiderueshme të francezëve ekzagjeruan zotësinë e gjermanëve.

Faktori i dytë është propaganda naziste, që gënjeu pothuajse të gjithë në fillimin e luftës. Nazistët investuan shumë në radio dhe film dhe u siguruan që në çdo filmim të kishte kolona tankesh, kamionësh etj. Edhe Hitleri nisi të besojë tek gjenia e tij dhe zotësia e ushtrisë së tij.

Jo vetëm që gjermanët ishin të pajisur jo mjaftueshëm, por edhe ato pajisje që kishin ishin shpesh shumë të ndërlikuara. Ineficenca teutonike, dhe jo eficenca, shenjuan mënyrën se si Gjermania kreu luftën, që nga tanket Tiger e deri tek bombat e thjeshta me gaz.

James Holland është autor i librit “Gara për të shembur digat, 1943”

Leave a Reply

Back to top button