Analiza

Gjermania pas zgjedhjes së Macronit

Shumë gëzim dhe ndonjë shfryrje në Gjermani pas suksesit të Emmanuel Macron

Edhe politikanët gjermanë kanë marrë frymë lehtësisht pas lajmit të fitores në Francë të Emmanuel Macron. Nga e majta në të djathtë, pa dallim, përjashto nacionalistët e Alternative für Deutschland (AfD). Merkel deri është përshendetur më shpejt personalisht (domethënë jo nëpërmjet zëdhënësit të saj) me Macron për zgjedhjen në Elize, sesa me guvernatorin e sapozgjedhur kristiandemokrat Daniel Günther në Schlesëig-Holstein. Domethënë rreziku kaloi. Në drejtimin e Francës vitet e ardhshme nuk do të jetë antieuropeistja nacionaliste Marine Le Pen. Ama kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet midis Berlinit dhe Parisit do të jenë të lehta, kur pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit Merkel do të rikonfirmohej për herë të katërt në krye të qeverisë gjermane. Siç dihet, Macron ka hedhur gjatë fushatës elektorale edhe propozime lidhur me Bashkimin Europian të së ardhmes: ka hedhur idenë e një fondi komunitar për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes; ka propozuar një Ministër Financash europian dhe një buxhet për eurozonën për t’u përdorur për investime dhe eurobonde. Me pak fjalë, europeist i bindur, por siç barë që t’ia nënvizojnë mediat gjermaneme në mendje një Bashkim Europian shumë të ndryshëm nga ai i diktuar deri më tani nga Berlini. Është e gjatë lista e thënieve që kanë pasuar në harkun e 48 orëve nga fitorja e Macron. Ja më domethënëset, duke filluar nga dy gazeta: njëra e majtë, tjetra liberal – konservatore.

Eric Bunse, korrespondenti nga Brukseli i së përditshmes të majtë “Die Tagszeitung”, shkruan: “Presidenti i ri francez do të demokratizojë eurozonën dhe të zhvillojë propozime të reja për të reformuar Bashkimin Europian. Por entuziazmi që ka shkaktuar zgjedhja e tij në Berlin është mashtruese: Kancelares dhe Ministrit të saj të Financave i mëshojnë më shumë kompeticionit sesa solidaritetit”. Sigurisht, Macron i takon akoma të sjellë në shtëpi një rezultat të pranueshëm në politiket e qershorit dhe në këtë pikë rruga për të synuar një Bashkim Europian të reformuar do të ishte e hapur. Të paktën kështu mendojnë shumë në Bruksel. “Mëkat që Macron nuk është pionier në këtë ndërmarrje”, nënvizon Buse. “Edhe fitorja e François Hollande pesë vite më parë ishte lidhur pjesërisht me këto premtime. Ka pasuar një zhgënjim i hidhur. E njëjta gjë vlen për Matteo Renzi, i ardhur me shumë qëllime të mira, të gjitha të avulluara”.

Thomas Schmid, ish Drejtor i “Die Welt, flet nga ana e tij për një ndërmarrje titanike që pret Presidentin e sapozgjedhur francez. “Macron i ka premtuar Francës stataliste një revolucion liberal dhe i ka kërkuar Gjermanisë që të frenojë ato pulsione që ushqejnë politikën e saj të rreptësisë financiare”, arsyeton Schmid. “Dhe në se Macron ka ndërmend të veprojë seriozisht, do t’i vendosë jo pak nën presion bashkëkombasit e tij. Por ndërmarrja do të kishte sukses vetëm nëse Gjermania bën pjesën e saj dhe Bashkimi Europian është nga ana e tij i gatshëm që t’i marrë seriozisht në konsideratë kritikat e ngritura”. Është e vërtetë, vazhdon Schmid, që aksi, motori franko – gjerman, ka garantuar paqen, lindjen e Bashkimit Europian dhe sot i garanton mbijetesën.

Por ndërkohë Bashkimi Europian, që sot (të paktën për momentin) numëron 28 shtete anëtare, ka bërë shumë hapa përparai. Kjo “pavarësisht se një numër i konsiderueshëm francezësh ka frikë se mos Gjermania ka ndërmend që t’ia aplikojë modelin e saj ekonomik, të llogarive publike dhe sociale të gjithë Europës. Dhe është në dritën e këtyre frikërave që Merkel do të bënte mirë t’i jepte hapësirë Macron. Edhe pse ai nuk e ka krejt gabim kur nënvizon se kokëfortësia gjermane në imponimin të gjithë eurozonës i një politike të ngrutë shpenzimesh dhe të llogarive publike nuk ka sjellë megjithatë rezultatet e shpresuara. Mungesa e thellë e perspektivës që ka bërë rrugë jo vetëm midis të rinjve të Europës mesdhetare i është një provë e pakundërshtueshme. Bashkimi Europian nuk është (akoma) një “Transferunion” (domethënë një bashkim me përgjegjësi solidare), por është sigurisht më shumë se një bashkim shtetesh”. Në komentin e tij Schmid prek një temë që është më delikatja dhe më e vështira. Macron imagjinon një buxhet për eurozonën dhe eventualisht edhe eurobonde për të lehtësuar vështirësitë e vendeve në krizë. Një propozim që për politikanët gjermanë është ekuivalent me shkeljen e një tabuje totale. Dhe kështu, pak pas fitores së Macron, politikanët kanë bërë deklarata lidhur me këtë. Me përjashtim të dy më të rëndësishmëve: Merkel është kufizuar të konstatojë se “Ajo për të cilën ka nevojë Franca tani janë rezultatet”, ndërsa Ministri i Financave Ëolfgang Schäuble (natyrisht po aq i kënaqur për fitoren e ish kolegut francez) ka vendosur që për momentin të mos thotë asgjë.

Komisari i Bashkimit Europian për Bilancin Günther Oettinger ka bërë të ditur se ideja e një Ministri Financash për eurozonën nuk i duket “jashtëzakonisht brilante”, duke qenë se Komisioni Europian vigjëlon mbi politikat e bilancit në shtetet anëtare, eurogrupi vendos mbi ndihmat eventuale financiare dhe ESM-ja (Mekanizmi Europian i Stabilitetit) jep në raste nevoje. “Për një Ministër Financash europian më duket se nuk ndjehet nevoja”, ka vulosur Oettinger. Edhe shoku i partisë Jens Spahn, Sekretar Financiar i CDU-së, është shprehur në mënyrë kritike, në radhë të parë lidhur me idenë për të paraqitur eurobonde. “Eurozona dhe Franca kanë tashmë shumë borxhe”. Një konstatim i ndarë nga kreu i partisë liberale FDP Christian Lindner, i cili ka nënvizuar se “Franca duhet t’i zgjidhë problemet e saj duke zbatuar reformat ekonomike. Sigurisht që e kemi vendosur besimin tonë tek Macron, por edhe ai nuk mund të bëjë më shumë borxhe”. Së fundi, kundër eurobondeve është deklaruar Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë (DIHK), Eric Schweitzer. “Një socializim i borxhit nuk është pozitiv për individin, nuk është për biznesin, nuk është për shtetet. Do të përfundonte duke kompromentuar besimin e kursimtarëve dhe aksionerëve, duke dobësuar Gjermaninë dhe Europën”.

Më të sfumuara reagimet e socialdemokratëve. Ministri i Jashtëm dhe ish lideri i SPD-së Sigmar Gabriel ka nxitur Merkelin që të takohet me Macron, duke i kërkuar atë që është më e rëndësishme: një 0.5 më shumë deficit ose pas 5 vjetësh një presidente le Pen. Veç kësaj, Gabriel ka propozuar krijimin e një fondi investimesh franko – gjerman, pasi “Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që Macron të ketë sukses”. Edhe Carsten Schneider, Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të SPD-së, ka nënvizuar se: “Gjermania duhet të nisë të investojë më shumë brenda vendit, për të reduktuar sufiçitin tregëtar dhe të respektojë kështu parametrat komunitarë”. Në fakt, si Merkel, ashtu edhe Martin Schulz preferon që për momentin të lërë të flasin njerëzit e tyre. Edhe pse në të kaluarën vetë ai nuk ishte treguar kushedi sesa entuziast, për shembull, për eurobondet.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button