Luka Hurst
“Newsweek”
Autobiografia e Hitlerit ‘Mein Kampf’ (Lufta ime), do të publikohet sërish në Gjermani, për herë të parë që nga vdekja e diktatorit nazist në vitin 1945. Instituti i Historisë Bashkëkohore në Mynih, ka bërë me dije më shumë detaje lidhur me versionin integral të këtij botimi, që do të dalë në treg vitin e ardhshëm. Libri aktualisht është në dispozicion, vetëm në botimet e vjetra apo në internet.
Landi i Bavarisë, ka trashëguar të drejtën e autorit nga shtëpia botuese naziste “Franz-Eher”, pas vdekjes së diktatorit, dhe e bllokoi botimin e këtij libri, pas një marrëveshje me qeverinë federale. Megjithatë e dejta e autorit shkon përtej 70 viteve, pas vdekjes së autorit në Gjermani, duke i hapur kështu rrugën ribotimit të tij.
Në fakt nuk është e paligjshme të kesh në shtëpi, blesh ose apo shesësh këtë libër në Gjermani dhe kjo theksohet dhe nga drejtori institutit, Magnus Brechtken, që shton se kjo shpesh harrohet nga disa njerëz. “Koha kalon, dhe përsëri njerëzit mendojnë se është një libër i ndaluar. Por jo, ai është thjesht një libër, dhe është e ndaluar për ta ribotuar atë, vetëm për shkak të së drejtës së autorit”-thotë ai.
Dr. Brechtken, shpjegon se botim i ri kritik i institutit, e vendos librin famëkeq, në kontekstin e tij të saktë historik. Libri do të jetë rreth 2.000 faqe, ku janë shtuar artikujt akademike, si dhe 748 faqet origjinale, që Adolf Hitleri filloi të shkruante në vitin 1923.
Qeveria bavareze, u zotua ta mbështesë financiarisht projektin që në vitin 2012, duke përmendur rëndësinë e “demistifikimit“ të veprës, para se të tërhiqej nga kjo mbështetje një vit më pas, pas një vizite në Izrael, që ia ndryshoi mendjen kryeministrit të landit Horst Seehofer.
Mbi debatin. nëse është diçka e mençur të botosh një libër të tillë, Dr. Brechtken thotë:”Kjo varet nga perspektiva juaj. Ne bashkohemi me pikëpamjet e viktimave, të cilët thonë se nuk duan, që përvojat e tyre traumatike të viteve ’30-’40 të përsëriten, por kjo është puna jonë, për të bërë kërkime mbi origjinën dhe arsyet e ngjitjes në pushtet të nazizmit. Për të mësuar se përse ndodhi dhe çfarë do të thotë kjo, për të ardhmen e shoqërisë gjermane”.
“Ne e shohim këtë ribotim, si absolutisht të nevojshëm për publikun, me një informacion akademik dhe kërkimor, në lidhje me atë periudhë historike dhe zona të caktuara. Hitleri, ishte sigurisht një nga figurat qendrore të gjysmës së parë të shekullit XX-të. Ajo çka ai prodhoi në vitet ‘20 dhe ’30, tashmë është studiuar nëpërmjet shumë botimeve kritike mbi librin e tij”- thotë historiani gjerman. Megjithatë, mund të ketë ende pengesa për botimin e “Mein Kampf” në Gjermani.
Për shkak të natyrës anti-semite të librit, të publikosh variantin origjinal, që është shumë i rënduar nga fyerjet ndaj hebrejve, mund të arrijë të nxisë urrejtjen raciale. Prandaj edhe versioni përfundimtar i instititutit, thuhet se do të gjykohet mbi këtë bazë.
Dr.Brechtken, përpiqet të edhe njëherë të minimizojë rëndësinë e botimit të “Mein Kampf”, duke thënë se ai është vetëm një tekst historik, që është tashmë në dispozicion në Gjermani, për të gjithë ata që duan të lexojnë atë.