Enciklopedike

Gjëzat e Gestumblindit – Skandinavi

Gjëzat e GestumblinditRubrika: Gjëza intriguese nga historia
Mitologjia nordike na ka dhënë Torin madhështor, por ajo na ofron edhe disa gjëza të jashtëzakonshme, sidomos ato që i parashtronte Perëndia Odin. Sipas legjendave, një person i quajtur Gestumblindi ishte duke u burgosur prej mbretit Heidrek. Mbreti kishte thënë se ai do të shpëtonte nga burgimi, vetëm nëse sajonte një gjëzë që mbreti nuk do ta zgjidhte dot (një qasje interesante kjo për ligjin dhe rendin). Nga frika për jetën, Gestumblindi iu lut Zotit të Madh, i cili iu përgjigj dhe u maskua vetë si Gestumblindi me qëllim që t’i luante një rreng mbretit. Odini i tha disa gjëza dhe mbreti u përgjigj, duke përfshirë edhe këtë: “Katër u varën, katër u përhapën, dy tregojnë rrugën, dy për të larguar qentë, një u shkon nga pas, gjithmonë i pisët. Kush jam unë?” Kuptohet që Odini i tha Mbretit Heidrek një gjëzë që nuk e gjente dot, dhe të gjithë e kuptuan që ishte e atillë që vetëm Odini do ta dinte, kështu që mbreti e sulmoi, duke e detyruar Perëndinë të largohet.
Përgjigja: Një lopë.

Leave a Reply

Back to top button