Mënyra se si ne flasim për evolucionin mund ta bëjë të duket sikur organizmat po përpiqen të evoluojnë që të jenë më të mirë, më të shpejtë ose më të fortë se pjesa tjetër. Në të vërtetë, evolucioni nuk ka asnjë qëllim dhe rezultatet janë larg nga perfektet.
Evolucioni në fund të fundit nxitet nga mutacionet gjenetike, të cilat ndodhin në mënyrë të rastësishme. Disa nga këto ndryshime ndihmojnë organizmat të mbijetojnë pak më gjatë ose të kenë më shumë pasardhës, dhe këto gjene të dobishme i kalohen gjeneratës tjetër. Të tjerët e bëjnë jetën pak më të vështirë.
Mjedisi dhe kushtet në të cilat e gjejnë veten organizmat diktojnë se cila nga këto mutacione të rastësishme do të jenë të dobishme dhe cilat do të jenë të dëmshme. Kjo mund të varet nga klima, grabitqarët, disponueshmëria e ushqimit ose tërheqja e një partneri, por sidoqoftë tiparet janë të zgjedhura, ato bëjnë ndryshime graduale me kalimin e kohës, pa qëllime përfundimtare.
Evolucioni funksionon duke provuar dhe gabuar, dhe rezultatet përfundimtare nuk janë gjithmonë aq të bukura sa mund të duken. Për shembull, syri i njeriut ka një të metë serioze. Enët e gjakut dhe nervat në të vërtetë qëndrojnë para qelizave që zbulojnë dritën dhe duhet të udhëtojnë nëpër pjesën e pasme të syrit për të arritur në tru. Kjo krijon një pikë të verbër. Eshtë një proces që ka ndodhur hap pas hapi e që ka çuar në zhvillimin e syve tanë, por sigurisht nuk është mënyra më e mirë se si gjërat mund të ishin rregulluar.
Organizmat nuk duan, përpiqen ose u nevojitet të evoluojnë, ato thjesht evoluojnë dhe kaq! Dhe rezultatet janë të mahnitshme dhe të paparashikueshme. / bota.al