Psikologji

“Gjithë vitet e shkollës nuk na mësojnë se si ta duam veten tonë”. Lexojeni me vëmendje këtë material…!

“Kohët e fundit kam kaluar nëpër shumë vështirësi. U aksidentova nga një makinë, humba punën, humba miqtë dhe fillova të tregohesha e ashpër me veten. Kam bërë plot gabime dhe nuk doja kurrsesi të kthehesha pas. Nuk doja as që këto vështirësi të ktheheshin në fundin tim, por doja të ktheja faqen dhe t’i bëja ato të ishin fillimi im. Kisha lexuar se të shkuarën duhet ta lija pas dhe në të tashmen time të mos përfshija asnjë element të saj. Por nuk dija se si ta bëja. Ishte ndryshe ta lexoje diçka, dhe ndryshe ta vije në praktikë.
Fillova të shkoja sërish në palestër dhe të bëja gjëra që më parë nuk i bëja, si meditimin apo jogën. Ishte vendimi im që vështirësitë e jetës sime t’i shihja si mundësi për t’u rritur. Edhe pse të tjerët mund të mos i vinin re ndryshimet, unë vetë i ndieja ato. Kisha parë shumë persona t’ia dilnin mbanë, ndaj isha e bindur se edhe unë do t’ia dilja. Meditimi më bëri ta dëgjoja veten, ta besoja veten dhe ta falja veten time. E dija se për të ndryshuar, duhet thjesht t’i lija gjërat të rridhnin lirshëm. Sado e vështirë të duket, duhet ta bësh, edhe pse mund të humbasësh shoqëri që më parë i mendoje të forta. Unë të premtoj se duke e bërë diçka të tillë, do të gjesh më shumë paqe brenda vetes. Nga gjithë gjërat që më kanë ndodhur mua në jetë, kam mësuar se nuk kanë aq shumë rëndësi plagët fizike, por shërimet shpirtërore…”

Asnjë person i fortë nuk ka pasur një të shkuar të lehtë. Në kohëra të vështira ne e njohim, e përkufizojmë dhe lidhemi më shumë me jetën tonë. Vetëm kur e kuptojmë se çfarë duam të arrijmë dhe punojmë për ta arritur atë gjë, arrijmë vërtet të jetojmë nga brenda jashtë, duke hequr dorë nga e jetuara nga jashtë brenda. Vetëm kur jetojmë në mënyrë të tillë, arrijmë të krijojmë vetëbesim, vetëvlerësim dhe vetëpërmirësim. Vetëm kështu mund të njohim gjithë fuqitë tona, të pranojmë veset tona dhe të duam të përmirësohemi gjithmonë e më shumë.

Ajo që ne bëjmë gabim, është se shohim anën tonë të jashtme, duke menduar se çfarë do të mendojnë të tjerët duke na parë nga jashtë, duke mos kuptuar se ajo që ndiejmë përbrenda është shumë herë më e rëndësishme. Sa më i lumtur të jesh, aq më i bukur je. E vërteta e njerëzve të bukur është se ata e shohin bukurinë tek njerëzit që i rrethojnë dhe tek çdo gjë përreth tyre.

Leave a Reply

Back to top button