Horizonti.al

Gjumi: Sa nevojë kemi realisht për të?

Nga Hannah Devlin

“Funksioni i vetëm i njohur i gjumit, është të kurojë përgjumjen”- thoshte dikur shkencëtari i gjumit në Universitetin e Harvardit, J.Allen Hobson. Kjo nuk është aspak e vërtetë, por misteri se pse kalojmë rreth një të tretën e jetës tonë në gjumë, dhe çfarë ndodh në kokën tonë gjatë kësaj kohe, është ende larg zgjidhjes.

Çfarë ndodh në trurin tonë ndërsa flemë?

Truri jo thjesht “fiket”. Ai gjeneron dy lloje kryesore gjumi:gjumi i valëve të ngadalta (gjumi i thellë) – SËS – dhe lëvizja e shpejtë e syve (ëndërrimi), ose REM. Rreth 80 për qind e gjumit tonë është e llojit SËS, i cili karakterizohet nga valët e ngadalta të trurit, muskujt e relaksuar dhe frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë.

Ekzistojnë dëshmi të forta, se gjumi i thellë është i rëndësishëm për konsolidimin e kujtimeve, me përvojat e kohëve të fundit, që barten në një magazinim afatgjate. Por kjo nuk ndodh pa dallim, megjithëse duket se ka edhe një përplasje e përvojave më pak të rëndësishme të ditës.  Një studim i botuar vitin e kaluar, zbuloi se lidhjet ndërmjet neuroneve, të njohura si sinapse, tkurren gjatë gjumit, duke rezultuar në lidhje më të dobëta që zhduket, dhe përvoja që harrohen.

Sa gjumë është i mjaftueshëm?

Shpesh citohen 8 orë, por koha optimale e fjetjes ndryshon sipas njerëzve, dhe në periudha të ndryshme të jetës. Në një përmbledhje gjithëpërfshirëse, në të cilën 18 ekspertë analizuan 320 artikuj studimore, Fondacioni Kombëtar i Gjumit, arriti në përfundimin se sasia ideale e kohës së gjumit është 7-9 orë për të rriturit, dhe 8-10 orë për adoleshentët.

Fëmijët më të vegjël kërkojnë shumë më tepër, me foshnjat e porsalindura që kanë nevojë deri në 17 orë çdo ditë (jo gjithmonë në përputhje me ciklin e gjumit prindëror). Megjithatë, ekspertët nuk merrnin në konsideratë cilësinë e gjumit, se sa ishte raporti midis SËS dhe REM.

Disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak gjumë, pasi flejnë mirë, por ka dëshmi bindëse se fjetja nën 7 orë, ka ndikime negative në shëndet. Sipas ekspertëve, gjumi i tepërt është gjithashtu i keq, por pak njerëz duket se janë të shqetësuar nga ky problem. Në Mbretërinë e Bashkuar, koha mesatare e gjumit është 6.8 orë.

A ka rëndësi koha kur flemë?

Në vitet 1930, shkencëtari amerikan Nataniel Kleitman kaloi plot 32 ditë, 42 metra nën nivelin e tokës në Shpellën e Mamuthit në Kentaki. Qëllimi i tij ishte të studionte orën e trupit të njeriut. Duke jetuar në izolim të plotë, pa pasur asnjë ide nëse ishte ditë apo natë jashtë shpellës, ai përdori një ditë 28 orëshe.

Pavarësisht nga ndjekja e një rregjimit të përpiktë të ngrënies apo edhe gjumit, Kleitman dështoi të përshtatej, dhe vazhdoi të ndjehej i zgjuar vetëm kur “dita” e caktuar prej tij, qëlloi që të përkonte në mënyrë të përafërt me ditën në botën e jashtme. Temperatura e trupit të tij gjithashtu vazhdoi të ndiqte një cikël afërsisht 24 orësh. Pse po trupi ynë është i lidhur kaq ngushtë me këtë cikël?

Gjatë miliona viteve të evolucionit, jeta sinkronizuar shumë me ciklin ditë-natë. Pra, të ashtuquajturat ritmet cirkadike janë të dukshme në pothuajse çdo formë të jetës, dhe janë aq të rrënjosura në makinerinë tonë biologjike, sa që ato vazhdojnë edhe në mungesë të ndonjë kontributi të jashtëm.

Në vitet 1970, shkencëtarët zbuluan një pjesë të rëndësishme të makinerisë të kësaj ore biologjike të brendshme. Ata zbuluan një gjen që punonte duke çliruar një proteinë që shndërrohej në qeliza brenda natës, përpara se të ndahej gjatë ditës. Më vonë, u provua se njerëzit kishin të njëjtin gjen, të ndodhur në një zonë të vogël të trurit të quajtur bërthama suprakiazmatike (SCN).

Ajo shërben si një kanal ndërmjet retinës së syrit dhe gjëndrës pineale të trurit, e cila nxjerr melatoninën, hormonin e gjumit. Pra, kur errësohet, ne përgjumemi. Orari i SCN, është orari biologjik trupit tonë, por dekadën e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se gjenet e orës tonë biologjike, janë aktive në pothuajse çdo lloj qelize në trup, dhe aktiviteti i rreth gjysmës së gjeneve tona, duket të jetë nën kontrollin cirkadik.

Çfarë ndodh kur nuk flemë sa duhet?

Në raste ekstreme, privimi nga gjumi mund të jetë fatal. Minjtë që janë privuar plotësisht nga gjumi, ngordhin brenda 2-3 javëve. Ky eksperiment nuk është përsëritur tek njerëzit, por edhe një ditë apo dy ditë privim nga gjumi, mund të shkaktojë tek njerëz të ndryshëm të shëndetshëm halucinacione dhe simptoma fizike.

Pas një gjumi të pamjaftueshëm gjatë natës, aftësitë njohëse pësojnë një goditje të menjëhershme. Përqendrimi dhe kujtesa zbehen dukshëm, dhe njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë impulsivë, dhe të favorizojnë kënaqësinë e menjëhershme, në pritje të një rezultati më të mirë. Një studim zbuloi se njerëzit e privuar nga gjumi, kanë më shumë gjasa të mashtrojnë dhe të gënjejnë.

Ndërkohë mungesa kumulative e gjumit mund të ketë pasoja afatgjata shëndetësore, dhe janë vërtetuar lidhjet me obezitetin, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe çmendurinë. Vitin e kaluar, një rishikim i 28 studimeve ekzistuese, zbuloi se punëtorët e turneve të natës kishin 29 për qind më shumë të ngjarë të bëheshin obezë, sesa ata që punojnë ditën.

Vëzhgimet tek më shumë se 2 milion individë, zbuluan se puna gjatë turneve të natës rrit me 41 për qind rrezikun e sulmi në zemër ose goditjeje në tru. Insomnia ka qenë prej kohësh e njohur si një simptomë e zakonshme e çmendurisë, por disa shkencëtarë besojnë gjithashtu se gjumi i dobët mund të luajë një rol në prekjen nga sëmundja e Alzheimerit.

Burimi: “The Guardian”

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button