Horizonti.al

Gjurma digjitale që zbuluan shkencëtarët në hapësirë

Harta komplekse në tri dimensione që realizoi sateliti Gaia, i publikuar javën e kaluar pasi kapi 1 700 milionë yje të Udhës së Qumështit, po analizohet nga astronomët që kanë zbuluar imazhe kurioze të hapsirës. “Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme dhe besojmë se do të revolucionarizojnë astronominë dhe të kuptuarin tonë mbi Udhën e Qumështit,” – shpreh Uwe Lammers, shkenctëari përgjegjës i Gaias për Agjencinë Hapsinore Europiane, (ESA). “Ky imazh i kombinuar i densitetit të yjeve të zbuluara nga Gaia në çdo pixel me informacionin mbi lëvizjet e yjeve, shpejtësinë në qiell, paraqitet si një imazh i ngjashëm me gjurmën digjitale, – shpreh Agjencia në një komunikatë. Mbetet një përfaqësim hapsinor më kompleks i realizuar deri më tani dhe janë hartuar të dhënat e 1% të yjeve. “Me Gaian mund të observojmë të gjithë historinë e Udhës së Qumështit, është njësoj sikur të praktikojmë arkeo-astronominë për të ndërtuar realisht historinë e Universit tonë,” – sqaroi Günther Hasinger, drejtor i shkencave të ESA-s. Sateliti është lëshuar në fund të vitit 2013 dhe skanon dritën e galaksisë sonë, orbiton diellin në 1.5 milionë kilometra larg nga toka. Realizon 500 milionë matje në ditë, të dhënat transmetohen në tokë dhe procesohen nga një konsorcium prej 450 shkencëtarësh të 20 vendeve. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button