Histori

Gjysmëhëna dhe shpata. Një histori e pushtimeve islame dhe Tokës së Shenjtë

Gjatë shekullit VII, fushata e Profetit Muhamed bashkoi fiset arabe, të cilat përmes pushtimeve krijuan perandorinë më të madhe që kishte njohur ndonjëherë bota. Endrju Marsham vlerëson vendin e Tokës së Shenjtë tek pushtimet islame

screen-shot-2016-10-12-at-09-03-37

Dhe ne pamë… në 20 gusht të vitit 947 Pas Krishtit (636) atje të mbledhur në Gabitha… romakët. Dhe një numër i madh njerëzish u vranë në mesin e tyre – afro 50.000…”. Këto fjalë janë shkruar në një prej një kopjeve të ungjijve të Mateut dhe Markut, që sot ruhen në Bibliotekën Britanike në Londër. Shënimi përshkruan masakrën ndaj ushtrisë romake lindore në luginën e Jarmukut, në kufijtë e sotëm të Sirisë, Jordanisë dhe Izraelit, në verën e vitit 636 Pas Krishtit.

Shënimi i dëmtuar keqazi, ka shumë të ngjarë të jetë shkruar nga një murg që e dinte se qe dëshmitar i një ngjarje të rëndësishme. Ushtria romake e lindjes apo “Bizantine”, u dërgua në rajon nga perandori Herakli, i cili sundoi midis viteve 610- 641, në përpjekje për të ndalur zgjerimin e papritur të fiseve nga gadishulli Arabik. Fiset e këtij rajoni të gjerë e të shkretë përtej kufijve të Romës në jug (Arabia Saudite, Jemeni dhe shtetet e sotme të Gjirit), kishin arritur papritmas një unitet të paparë, duke mposhtur në mënyrë të përsëritur ushtritë romake në vitet 634- 635.

Vendosja e ushtrisë romake në vitin 636 nga ana e Herakliut në rajon qe e kotë. Romakët u shpartalluan, dhe mijëra prej tyre u vranë …

[real3dflipbook id=”1322″]

Leave a Reply

Back to top button