Histori

Gladio: sekreti i madh i Republikës

Gjatë Luftës së Ftohtë ushtri sekrete kanë qenë aktive në të gjithë Europën Perëndimore. Gladio ishte pjesë e këtij rrjeti, që do të duhej të përballonte një pushtim të Traktatit të Varshavës.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.17.51

Organizata Gladio është një copëz në historinë okulte të Republikës Italiane, megjithatë rëndësia e saj as nuk duhet mbivlerësuar, as nuk duhet nënvlerësuar, shkak një efekt i mundshëm deformues në rindërtimin e ngjarjeve dhe të përgjegjësive. Sigurisht që Gladio ka qenë pjesë me titull të plotë e Luftës së Ftohtë që është luftuar në Itali, por duhet shmangur gabimi për të identifikuar tek ajo çelësin interpretues të të gjitha ndodhive të strategjisë së tensionit dhe të masakrave në të.

Gjithçka filloi me një transmetim televiziv të Tg1 të korrikut 1990. Në katër seri, të transmetuara më 28 e 30 qershor dhe 1 e 2 korrik 1990, gazetari Ennio Remondino kërkoi që të rindërtojë prapaskenën e vrasjes së Kryeministrit suedez Sven Olof Joachim Palme (i vrarë në mënyrë misterioze mbrëmjen e 28 shkurtit 1986 në Stokholm). Gjatë investigimit u intervistuan dy dëshmitarë që u kualifikuan si ish agjentë të CIA-s të gatshëm për të bërë zbulime rrënqethëse rreth raporteve të Shteteve të Bashkuara me të djathtën italiane dhe lozhën masonike P2. Të dy ish agjentët sekretë amerikanë …

[real3dflipbook id=”1272″]

Leave a Reply

Back to top button