Enciklopedike

Glauku, mbret në Greqi

GlaukuSeria: Te pathena per mbreterit e lashtesise
Glauku ishte një mbret i madh në mitologjinë greke, një njeri që e kishte prejardhjen drejtpërdrejtë nga titanët. Duke qenë pasardhës i të gjithë perëndive, ashtu sikurse edhe një mbret, nuk është e habitshme që ka qenë jo pak ekscentrik. Glaukut i pëlqente shumë që të ngiste kuaj dhe të merrte pjesë në garat me karroca. Ky në vetvete ishte një hobi normal për kohën, por Glauku gjithmonë i conte gjërat një nivel më lart. Për disa arsye, ai vendosi që kuajt e tij duhej që të ushqeheshin vetëm me mish njeriu. Ndërkohë që rrëfimet e ndryshëm nuk e tregojnë se ku e gjente mishin, nuk ështe e vështirë të imagjinohet se gjëra të tmerrshme duhet të kenë ndodhur.
Fatkeqësisht për Glaukun, ai mund ta ketë tepruar pak si shumë – pa kaluar shumë kohë, kuajve kishte filluar t’u shijonte pak si shumë mishi i njeriut. Një ditë, Glauku ishte në një garë me kuaj dhe karroca, kur kuajt iu kthyen, e shqyen dhe hëngrën edhe të zotin e tyre.

Leave a Reply

Back to top button