Enciklopedike

Goldemar, Gjermani. Marrëzia e mbretit xhuxh

goldemarSeria: Histori magjepsese me mbreter te lashtesise

Historitë e mbretit xhuxh Goldemar janë shumë të cuditshme. Mbreti i lejonte njerëzit që ta preknin, por ndalonte këdo që t’i ngulte sytë. Ata që e preknin shihnin se duart e tij ishin të ftohta dhe tmerrësisht të buta, kështu që mendonin se ai kishte ndoshta dick që dëshironte ta fshihte. Njihej si një bixhozxhi dhe, pavarësisht duarve të buta, bënte mrekulli me harpën. Ndërkohë që secili prej rrëfimeve për mbretin xhuxh ka dallimet e tij, të gjithë këta në fakt vërtiten rreth legjendës që ai nuk donte që të tjerët t’ia ngulnin sytë.
Kishte shumë prova që mbreti ishte vërdallë – ai hante gjithmonë gjellët që i gatuanin – por gjithësesi askush nuk mundej që t’ia hidhte sytë. HIstoria thotë se një njeri ishte absolutisht i vendosur që të shikonte mbretin xhuxh, kështu që ai vendosi të provojë shanset e tij. Ky person shpërndau hi në tokë dhe hodhi rretherrotull edhe bizele, me shpresën që mbreti do të përkulej t’i merrte – duke i dhënë kështu një shans për ta parë – ose të paktën që mbreti do të linte gjurmë tek hiri, të cilat ai do të ishte në gjendje t’i shihte. Thellësisht i zemëruar, mbreti e vrau personin në fjalë, e gatoi një pjesë të mishit të tij, zjeu pjesën tjetër, dhe hëngri deri edhe copën e fundit. Pas këtij akti të tmerrshëm hakmarrjeje, mbreti xhuxh vendosi një mallkim në korridorë. Dhe pas këtij akti të tmerrshëm, me të vërtetë që askujt nuk i shkoi mendja të shihte mbretin e marrë.

Leave a Reply

Back to top button