Horizonti.al

Google përkujtoi me një doodle mbretëreshën e art dekos

Google përkujtoi sot me një doodle piktoren polake, Tamara Lempicka që është përfaqësuese e art dekos, në 120 vjetorin e ditëlindjes së saj. Lindi në Varshavë në vitin 1898 dhe dashuria e saj për artin filloi qysh herët. Kaloi një verë në Itali me gjyshen e saj, e cila i futi pasionin për piktorët e rilindjes italiane. Pas divorcit të prindërve shkoi të jetonte në Rusi me një teton e saj të pasur, në këtë mënyrë hyri në kontakt me fisnikërinë dhe me një që më vonë do të ishte bashkëshorti i saj, Tadeusz Lempicki.

Pas martese filloi Revolucioni Rus dhe Lempicka hkoi si refugjate nga Shën Petërburgu në Paris. Aty nën ndikimin e post kubizmit filloi të formohej si artiste nën ndikimin e piktorëve francezë si Maurice Denis dhe André Lhote. Duke përvetësuar zbukurimet dekoruese, Lempicka filloi t’i krijonte atribute viteve 20 në një formë kaq të veçantë, një përzierje e neoklasiçizmit të vonë me një kubizëm të rafinuar. Afiniteti i saj me luksin e çoi në krijimin e portreteve të artistëve, yjeve dhe të aristokratëve. Doodle që shfaqet sot është krijuar nga Matthew Cruickshank. “Pak njerëz kanë mishëruar vitet 20 si artistja Tamara Lempicka, – tha Cruickshank. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button