Analiza

Gorbaçovi, me Putinin: Sa gabim shpërbërja e BRSS!

gorbiPër të kapërcyer konfliktin në Ukrainë dhe pasojat ndërkombëtare të krizës ka vetëm një rrugë: ajo e dialogut dhe e kërkimit të një marrëveshjeje”. Këto fjalë i thotë Mikail Gorbaçovi, 83 vjeçari ish president i BS, i cili e përjashton opsionin ushtarak. Për presidentin e fundit të BRSS është e nevojshme “të kthehemi në posulatet parësorë të novoe mishiente (“mënyra e re e të menduarit”, një shprehje e periudhës së perestrojkës), “kur në fazën më akute të krizës mes Perëndimit dhe Lindjes, me sfidën e konfliktit bërthamor global, arritëm që të zhvendosim/heqim qafe këtë rrezik. Sepse nuk mendoja që do të ndodhnin ngjarje të tilla që të vinin në provë të vështirë jo vetëm marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe të ardhmen e planetit, deri në pikën sa të çonin botën në prag të telasheve të mëdhenj”.
Për këtë konflikt mes dy vendeve ish sovjetikë flet Gorbaçovi në një libër të ri që titullohet “Pas Kremlinit”, i cili pritet të dalë së afërmi në Perëndim dhe në Rusi, e që i dedikohet ngjarjeve të këtyre dy dekadave të fundit në Rusi dhe në pjesën tjetër të globit. Novaja Gazeta, gazeta e të ndjerës Ana Politkovskaja, i ka kërkuar të shprehë mendimin e tij. Dhe Gorbaçovi, që është aksioner në këtë të përditshme, ka kujtuar se si ai e kishte parashikuar “këtë që po ndodh dhe që tani më shkakton një dhimbje të madhe. Ka shumë gjëra në lojë, ashtu sikurse dhe shumë rreziqe. Për çdo rus, Ukraina dhe marrëdhëniet me të janë një çështje delikate. Marrëdhëniet historike, kulturore, familjare mes vendeve tanë që për një kohë të gjatë kanë bashkëekzistuar brenda një shteti unik, janë shumë të ngushta dhe të vjetra. Ngjarjet e vendeve fqinjë i përjetojmë sikur të jenë tonat. Unë mendoj se ndërprerja e perestrojkës dhe shpërbërja e BRSS janë në themel të kësaj krize. Përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë e atëhershme ruse. Veprimet e saj përkeqësuan proceset centrifugalë në shtetin federal”.
Por edhe Ukraina, thotë Gorbaçovi, ka fajet e saj: “Qeveria ukrainase ka sabotuar procesin e transformimit të Bashkimit, si para, edhe prapa gushtit të shtetit të gushtit 1991. … Unë kam luftuar për një shtet federal duke përdorur të gjithë mjetet politikë (e theksoj: politikë). Kisha propozuar tratativa për bashkimin ekonomik, për mbrojtjen e përbashkët, për një politikë të jashtme unike. Do të ish bërë e mundur zgjidhja e të gjithë problemeve, duke përfshirë edhe ai për statusin e Sevastopulit dhe Armatës Detare në Detin e Zi”.
Gorbaçovi nuk e përmend asnjëherë Putinin, por e plotëson. “Prioriteti parësor duhet t’i jepet ndërtimit të marrëdhënieve me Rusinë. Jam i sigurtë se shumica e ukrainasve jo vetëm e kupton, por edhe e do. Edhe Perëndimi duhet ta kuptojë. Udhëheqësit e Perëndimt duhet të mos vazhdojnë të përpiqen të fusin Ukrainën në NATO, sepse këto tentativa nuk mund të sjellin asgjë tjetër, përveç një trazire dhe kaosi në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës. Merren vendime për të forcuar praninë e NATO-s në vendet fqinjë me Rusinë. E gjithë kjo të sjell në mendje vitet e Luftës së Ftohtë. Dëgjojmë të thuhet që Lufta e Ftohtë ka filluar sërish. POr shumë të tjerë mendojnë se ajo nuk përfundoi asnjëherë”. /Il Fatto/
PERSHTATI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button