Enciklopedike

Grabitja spektakolare e Societet Generale

Screen Shot 2015-03-12 at 4.02.47 PMI thirrur nga shokët Berti, krimineli francez njihet si truri i grabitjes së bankës “Societet Generale” në Nisë, në vitin 1976. Megjithëse ai kishte krijuar një jetë komode, ajo i dukej e mërzitshme dhe prandaj i hyri rrugës së krimit. Me anë të një tuneli dhe të bashkëpunëtorëve të tij, në një fundjavë, kur Franca festonte “Ditën e Bastilles”, ai grabiti në “Societete Generale” 400 kuti depozite dhe vodhi rreth 60 milionë franga. Në disa kuti, Spaggiari dhe njerëzit e tij gjetën edhe fotografi nudo të VIP-ave të vendit, të cilat i ngjitën në muret e bankës, kështu kushdo që hynte mund t’i shihte. Ata lanë edhe një mesazh në muret e bankës: “Pa urrejtje, pa dhunë, pa armë”. Ky ishte mesazhi i Spaggiarit për botën, dhe ai  e konsideronte veten më shumë se një hajdut ordiner. Pas arrestimit të një prej bashkëpunëtorëve të tij, policia arrin edhe tek Spaggiari. Atë e arrestojnë sapo kthehej nga Lindja e Largët, ku kishte shkuar si fotograf gjatë vizitës të kreut të bashkisë së Nisës. Më pas arratiset nga dritarja e gjykatës, ndërsa i kishte çuar gjykatësit një dokument të kodifikuar duke i tërhequr vëmendjen me të. Në vitin 1989, trupi i tij i dorëzohet së ëmës dhe vdekja e tij cilësohet në rrethana të mistershme.

Leave a Reply

Back to top button