Analiza

Greqi, kriza është të rrish në rradhë për një antibiotik

Screen Shot 2015-04-07 at 18.31.17

Ka radhë përpara farmacisë së vogël në kryqëzimin midis Benakit e sheshit Exarchia, në qendër të Athinës. As bomba e ujit, e paralajmëruar me bubullima e vetëtima, nuk i shkurajon pleqtë e të rinjtë mbuluar me kapuça. Të gjithë qëndrojnë në vendin e tyre për të mos humbur mundësinë e fundit për të gjetur antibiotikë, antikoagulantë, më shumë të ashtuquajturit “shpëtimtarët e jetës”. Pjesa më e madhe kanë marrë masat me çadra, por era e fortë i bën të padobishme. “Kam shkuar pothuaj në katër farmaci por eparina nuk gjendet, shpresojmë ta gjejmë këtu, për dy ditë nuk do të kem më e nuk e di ku të shkoj e të përplas kokën,” thotë Efi, një zonjë e moshuar që kurohet nga tromboflebiti. “Nëse nuk e gjej do të jem e detyruar t’i drejtohem tregut të zi, pasi nëse ndaloj ta injektoj mund të formohet një tromb. Jam e vetmuar, askush nuk mundet të më kurojë nëse kam iktus. ”

PAS NJË BANAKU të mbushur me receta gjendet Milena Athanassopoulou, e apasionuara pesëdhjetë vjeçare, pronare e farmacisë. “Njatjeta je kthyer, hë? Çdo herë që situata duket të precipitojë sërish, vini juve gazetarët”, ma thotë me italishten e saj perfekte me theks bolonjez. Milena si shumë farmacista grekë, ka studiuar në Itali. Edhe Andreas, Giorgos, Elia, pronarë të farmacive të tjera të lagjes së madhe të banuar nga pensionistë të rraskapitur nga shkurtimet dhe të rinj të papunë, nuk kanë liaçe për klientët e vet. “Është stresuese edhe për ne që e bëjmë këtë punë me pasion, por nuk është faji ynë nëse depot farmaceutike dhe grosistët nuk japin të gjitha ilaçet që iu kërkojmë, duke na detyruar të parapagojmë nga xhepi ynë”, thotë Andreas Markakis, një dyzetvjeçar që është diplomuar në Kamerino. Problemet janë të paktën dy: zyrat lokale të depove të mëdha farmaceutike iu thonë faramacistëve se nuk mund t’u dorëzojnë atyre të gjitha produktet që u kërkojnë e pastaj t’u drejtohen grosistëve. Pengesa e dytë: grosistët, në vend se të furnizojnë farmacistët grekë, mbajnë mënjanë një pjesë të konsiderueshme për ta shitur me çmim të rritur në tregun europian, duke parë që këtu çmimet janë më të ulëta.

“Sipas autoriteteve shëndetësore, kur nuk gjenden ilaçe në farmacitë private, pacientët munden t’u drejtohen atyre komunale në brendësi të spitaleve. Fakti është që ilaçet mungojnë shpesh edhe aty, shpjegon Milena, sepse ministria nuk ka më para për të blerë ilaçet. Për sa më takon, bëj ç’të mundem për të ndihmuar të moshuarit në vështirësi dhe të rinjtë pa para, por edhe unë nuk mundem dot më. Më pengon mua për ta mbajtur hapur, edhe në kujtim të babait tim që më ka lënë faramacinë, por sinqerisht nuk më leverdis më.”

PO TË GJITHË KËTA KLIENTË? “Shpesh jam e detyruar të them që nuk di si t’i ndihmoj për shkak të grosistit që nuk më furnizon, por tani, e pranoj, edhe për shkakun tim”. Në Greqinë e mileniumit të tretë, ende në prag të mospagimit në kohë e të daljes nga Euro, farmacistëve nuk iu leverdis më të furnizojnë me ilaçet më të shtrenjta, që pothuaj gjithmonë “shpëtojnë jetën” ose të domosdoshme për të ndaluar sëmundje seriozisht me efekte negative. “Injeksionet për sklerozën shumëfishe, për shembull kushtojnë një mijë euro njëra. Duhet ta paguaj paradhënie. Pastaj shteti duhet të më rimbursojë. Problem është që në vend që ta bëjë në katër muaj, i duhen tetë-nëntë; pastaj kur më rimburson, unë nga këto një mijë euro fitoj 30, me të cilat duhet pastaj të paguaj taksat. ‘Kush më detyron ta bëj’, thonë shumë kolegë të mij. E i kuptoj. Nuk mundemi të dështojmë gjithmonë neve”. Më të pasurit mund të përballojnë të blejnë ilaçet jashtë, pasi të kenë sjellë përtej kufirit pasuritë e tyre. Edhe grekët më pak të shërbyer megjithatë janë duke e bërë, por paratë e tërhequra nga llogaritë rrjedhëse i mbajnë në shtëpi. Në ditët e fundit të shkurtit kanë tërhequr me miliarda euro./Giornale/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button