Bota

Greqia bën gati propozimin, Gjermania skeptike, SHBA e shqetësuar

tsipGreqia thotë se do u paraqesë kredidhënësve të enjten një propozim për të shpëtuar bisedimet mbi paketën e shpëtimit, teksa koha po mbaron për arritjen en jë marrëveshjeje që do të ruante aftësinë paguese të vendit dhe do e mbante atë brenda Eurozonës.
Gjermania, kredidhënësja më e madhe në Europë nxitoi të thotë se ishte thellësisht skeptike ndërkohë që Komisioni Europian bëri të ditur se do të donte të shihte detajet e propozimit, përpara se të ofrojë mbështetje.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim në SHBA, e cila i bëri thirrje Athinës dhe huadhënësve europianë që të zgjidhin me shpejtësi dallimet që kanë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Gavriil Sakellaridis tha se plani i Athinës përfshin zgjatjen e marrëveshjes prej 240 miliardë Eurosh, e cila e ka mbajtur Greqinë “mbi ujë” qysh prej vitit 2010 – por me sa duket pa uljet e shpenzimeve dhe rritjet e taksave që ajo kërkon. “Ne besojmë se këto kushte për shpëtimin nuk mundet të vazhdojnë në asnjë mënyrë”, tha zëdhënësi.
bota.al

Leave a Reply

Back to top button