Pas bisedimesh disamujore Greqia ra dakord me kreditorët ndërkombëtarë për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh.
Greqia do të marrë kredi me interes 3.5 për qind, tha në televizionin grek (ERT) Ministri i Financave Euclid Tsakalotos.
Edhe kreditorët e konfirmuan “marrëveshjen paraprake” me Greqinë. Kjo u njoftua nga Komisioni Evropian, fondi i shpëtimit të euros ESM, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Marrëveshja u parapri nga disa ditë negociata maratonë. Në përgjithësi fjala është për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh, siç u tha nga Ministria e Financave në Athinë.
Shkurtimet më të rëndësishme që priten në Greqi: Shkurtimi i pensioneve deri në 18 për qind duke filluar nga 1 janari 2019. dhe një reduktim i të ardhurave vjetore për të cilat nuk është e nevojshme të paguhen taksa prej 8,636 euro në rreth 5.681 euro. Shuma e saktë nuk është ende e njohur.
Ekspertët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane, të ESM-së dhe të FMN-së do t’ia paraqesin tani raportin e tyre eurogrupit. Vetëm pas miratimit të eurgrupit mund të vazhdojë pagesa e parave për paketën e ndihmës deri në 86 miliardë euro. Sipas ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble (CDU) Greqia mund të llogarisë me disbursimin e fondeve të ndihmës nga data 22 maj. /DW