Bota

Greqia dërgon në Bruksel një listë të parë me reforma

Screen Shot 2015-02-22 at 20.46.49Greqia ka dërguar në Bruksel një listë të parë me reforma, për t’i hapur rugë konfirmimit nga ana e BE, FMN dhe Bankës Qendrore Europiane, për zgjatjen me 4 muaj të huave.
Nëse ky draft do të marrë dritën jeshile, propozimi do të finalizohet të hënën. Sipas mediave lokale masat kanë të bëjnë me ludtën ndaj evazionit fiskal, korrupsionit, varfërisë dhe reformës së administratës publike.
Alexis Tsiprasi ka saktësuar disa herë se nuk do të pranojë asnjëherë një kompromis që parashikon shkurtime në paga dhe pensione.
Grekët presin të mësojnë se cili do të jetë fati i Euros. “Nuk kam frikë. Nuk kam para dhe prandaj nuk jam e shqetësuar, nuk kam depozita. Hyj në shtresën e mesme, që nuk ka patur asnjëherë shumë para. Pra nuk jam e shqetësuar dhe i besoj qeverisë”, thotë një banore e Athinës.
Nuk e mendojnë të gjithë kështu, duke parë tërheqjet në masë të parave nga bankat e Athinës, një miliardë e gjysmë euro vetëm të premten, pavarësisht optimizmit të Ministrisë së Financave.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button