Ekonomi

Greqia dhe lindja e kolonializmit fiskal

Screen Shot 2015-07-28 at 18.00.31Greqia është futur në një rreth vicioz të borxhit, që shkakton në një nevojë të vazhdueshme për stimuj

Nga Maurice Glasman & Jon Cruddas

Theksohet shpesh, se Athina është vendlindja e demokracisë. Qyteti, cilësohet shpesh edhe si djepi i ekonomisë së tregut. Tregtia detare, lidhte portet e qyteteve të Mesdheut të lashtë, ku ngarkesa transportohej në bazë të një sistemi sigurimi që ishte përtej kontrollit politik.

Me kalimin e kohës, Athina u bë e varur nga ushqimi i importuar për mbijetesë. U miratuan rregullore për të ndalur pabarazinë në rritje, duke përfshirë kufizimet mbi kamatën, çmimet fikse të bukës dhe kufizimet mbi shitjen e pronës. Por sërish pabarazia u rrit.

Teksa vëllimi i tregtisë detare u rrit, po kështu ndodhi edhe me pasurimin e tregtarëve. Lidhja ndërmjet ekonomisë detare dhe demokracisë territorial, ishte borxhi. Qytetarët humbën shtëpitë e tyre dhe u bënë skllevër. Pushteti, toka dhe pasuria u përqendrua në mesin e një grupi, që grekët i quajtën oligarkë.

Edhe sot e kësaj dite, ka një garanci kushtetuese, siaps së cilës shteti grek nuk do taksojë pronarët e anijeve mbi të ardhurat e tyre. Origjina e globalizimit – përballja mes demokracisë territoriale dhe kapitalit ndërkombëtar – i ka rënjët në Athinën e Lashtë. Kjo luftë për pushtet, u intensifikua nën perandorinë romake. Korsitë e detit, ishin po aq të rëndësishme në formimin e sistemit perandorak,  sikurse edhe rrugët romake.

Megjithatë, teksa shtet-komb në fund të fundit zëvendësoi qytetin-shtet, kapitali në kryeqytet që i shpëtoi ikjes, mbeti i vështirë për të menaxhuar. Kjo përforcon entuziazmin së majtës për projektin evropian, e cila u zhvillua në vitet ‘80, si një mjet transnacional për të kufizuar kapitalin e përzier. Në fakt ajo nuk funksionoi në atë mënyrë.

Ka diçka të degjeneruar mbi politikën e borxhit grek. Ngjan sikur asgjë nuk është mësuar në 2000 vjet histori – sikur e majta ka harruar fuqinë e kapitalit dhe imperializmit, dhe e djathta nuk bën dot dallimin ndërmjet ekonomisë financiare dhe produktivitetit.

Ne po na kërkohet të zgjedhim mes dy dogmave të dështuara:borxhit të bazuar tek socializmi, dhe utopizmit të tregut. Asnjëra prej të cilave nuk është e aftë për gjenerimin e vlerës, dhe po asnjëra nuk i reziston dot reduktimin e qenieve njerëzore në statusin e mallrave, duke mos zhvilluar vlerat e punës dhe virtytet e besnikërisë dhe besimit, thelbësore këto për çdo marrëdhënie.

Narrativa që sugjeron se disiplina fiskale, ishte shkaku i suksesit ekonomik gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, pa iu referuar organizimit të punëtorëve, një treg pune profesional, qytetet vetëqeverisëse dhe bankat rajonale, është një shtrembërim. Gjermania nuk krijoi një sistem me vokacion demokratik dhe praktikat e qeverisjes korporative. Në terma Gramshiane, ajo është dominante, pa qenë hegjemoniste.

Kontradiktat e paqëndrueshme tashmë janë në lojë. Pa një njohje të asaj që ishte e gabuar me krjimin e eurozonës dhe drejtimin e përgjithshëm të BE-së, nuk do të ketë një zgjidhje të konfliktit mes borxhit dhe demokracisë. Dhuna politike dhe papunësia masive janë tashmë mundësi reale në Evropë. Fashizmi, është hapi tjetër logjik.

Utopizmi i tregut supozon një treg çmim-vendosës tek qeniet njerëzore, pa një shoqëri të mirrfilltë. Mirëqenia etatiste, në të cilën është katandisur e majta, nuk ka vend për shoqërinë ose kapitalin. Të dyja janë të falimentuara. Kejnesianizmi i përhershëm dhe shpenzimet e pafund mbi borxhin, janë një element negativ për një ekonomi politike, në keqbesim të përhershëm dhe robëri.

Këtu ka një tragjedi të dyfishtë. Që nga anëtarësimi me BE, Greqia u shndërrua në një ekonomi tërësisht të monetizuar, dhe për pasojë vlera e monedhës së saj është e një rëndësie themelore. Me fjalë të tjera, ajo është bërë e ndërvarur nga subvencionet dhe importet. Jashtë BE-së dhe euros, Greqia do të ketë një standard jetese të ngjashme me atë të Bullgarisë sesa Belgjikës.

Syriza ka ndjekur një strategji krejtësisht inkoherente, të rezistencës simultane dhe dorëzimit. Greqia gjendet aktualisht e mbërthyer në një rreth vicioz të borxhit, që shkakton një nevojë të vazhdueshme për stimuj.

Rezultati është ai që po shohim:kolonializëm fiskal, pa reciprocitet politik. Strategjia më e mençur do të kishte qenë t’i dorëzonte demokracisë kombëtare në favor të sistemit social gjerman të tregut. Sistemi gjerman është pro-punëtor; politika e saj e jashtme nuk është e tillë. Kjo është ajo që Partia Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar duhet të sfidojë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, forca pushtuese britanike në North Rhine-Westphalia, nën mbikëqyrjen e Ernest Bevin, ministrin e jashtëm laburist, ishte një forcë vendimtare në ndërmjetësimin mes sindikatave të lira dhe unioneve të tregtisë, përfaqësuesve të punëtorëve në bordet drejtuese dhe një ekonomie profesionale, që përcaktohet nga ekonomia sociale e tregut. Ata promovuan vlerat e punës, në vend të borxhit në ekonomi, si dhe një demokraci sociale dhe jo një shtet administrativ. Dhe ku ndodhet tani Partia Laburiste e Britanisë së Madhe?

The New Statesman – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button