Analiza

Greqia dhe politika e punëve të vonuara

Screen Shot 2015-03-27 at 12.22.57 PM

Nga Robert Kahn

Greqia po mbetet pa para. Takimi i kryeministri grek Aleksis Cipras pak ditë më parë, me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka hequr disi ngarkesat negative të muajve të fundit, por ai s’mund të maskojë kursin aktual të përplasjes së Greqisë me kreditorët e saj. E angazhuar për një platformë mbi të cilën ajo u zgjodh nga qytetarët grekë në zgjedhjet e janarit, por të cilën nuk mund ta financojë dot, dhe me financimet shtesë të BE-së dhe Bankës Qëndrore Evropiane të kushtëzuara me reforma, qeveria greke ka të ngjarë të mbetet pa para që në prill (nëse jo më parë).

Nëse e kaluara e krizës së rëndë përbën njëfarë udhëzuesi, vendimet me të cilat do të përballet Athina, mbi atë se cilin duhet të paguajë e cilin jo – politika e punëve të vonuara – do të paraqesë një sfidë kritike për qeverinë, dhe ka të ngjarë të përcaktojë trajektoren e ardhshme të krizës. Shumica e analistëve vazhdojnë të argumentojnë se

një marrëveshje që e lejon Greqinë të mbijetojë dhe shmangë daljen nga eurozona (“Grexit”), është ngjarja më e mundshme.
Ky argument bazohet zakonisht tek vlerësimi se duhet arritur një marrëveshje, se kryeministri Cipras është një lider realist, dhe se me kalimin e kohës mund të drejtojë koalicionin e tij drejt një kursi që balancon llogaridhënien demokratike dhe kthimin tek rritja ekonomike, me reformat e nevojshme që nevojiten për të vazhduar të marrë ndihmë nga BE, dhe që të dyja palët kanë shumë për të humbur nga një dalje e rrëmujshme e Greqisë nga Eurozona.

E gjitha kjo mund të jetë e vërtetë, por afati kohor politik mbi të cilin ky skenar luhet, matet në vetëm pak muaj, ndërsa afati kohor ekonomik matet me ditë. Tashmë, qeveria greke po harton një grup më të hollësishëm reformash (duke përfshirë reformën fiskale, privatizimet, sigurimet shoqërore dhe masat e punës), në bazë të marrëveshjes me Eurogrupin në 20 shkurt, me shpresën se ato do të miratohen ditët e ardhshme nga ministrat e financave të Eurozonës.

Çdo marrëveshje e arritur do të kërkojë miratim nga parlamenti grek, dhe parlamentet e vendeve anëtare

të BE. Takimet e përkohshme mundet që në rastin më të mirë t’i japin vrull negociatave që justifikojnë financimet afatshkurtra – me gjasë në sasi të vogla dhe të kushtëzuara nga përparimi në reforma – ndërsa bisedimet vazhdojnë. Kjo do të thotë se Greqia së shpejti, ndoshta në fillim të javës së ardhshme, duhet të fillojë të merret me punët e prapambetura.

Por si u mbërrit deri këtu? Të ardhurat tatimore u reduktuan akoma më tej në prag të zgjedhjeve dhe u rudhën më tej në pasigurinë që pasoi. Më tej, në javët e fundit, parlamenti miratoi një sërë masash kundër varfërisë dhe një plan pagese për debitorët e taksave, duke gjeneruar mbështetje të brendshme, por duke devijuar nga politikat e miratuara më parë. Është e paqartë nëse reformat më të diskutueshme, por gjithësesi të nevojshme, mund të miratohen.

Për pasojë, edhe ulja e tepricës primare qeveritare me 1.5 përqind të PBB-së duket jashtë objektivave të politikave të tanishme. Kjo nuk është për të kritikuar qeverinë, se kërkon të mbajë premtimet e saj zgjedhore, por më tepër për të theksuar hendekun në rritje në mes të planeve të saj dhe asaj që kreditorët evropianë janë të gatshëm të

mbështesin. Pa ndonjë suprizë, depozitat bankare kanë filluar të dalin jashtë sistemit (thuhet se 350- 400 milionë Euro dolën brenda pak ditësh), duke rënduar kësisoj problemet me likuiditetin.

Sipas disa raporteve, Greqia ka nevojë për rreth 2 miliardë euro për të përmbushur detyrimet e saj të mbetura për këtë muaj dhe më shumë për muajin prill, kur ajo do të përballet me pagesat materiale të borxhit, duke përfshirë edhe ato ndaj FMN-së. Raportet janë se Athina do të jetë në gjendje të mbulojë pensionet për këtë muaj dhe pagesat e pagave prej depozitave të saj, madje mund të prekë lehtë rezervat e fondit të pensioneve, organeve shtetërore dhe shërbimeve komunale, por gjithësesi opinioni mbetet i paqartë.

Zyrtarët grekë thuhet se po konsiderojnë mundësinë e përdorimit të IOU-s (dokument ku garantohet shlyerja e borxhit) për pagesën e rrogave dhe pensioneve, dhe pagesa politikisht më pak të ndjeshme ndaj furnizuesve që gjithashtu ka të ngjarë të mbeten peng. Në letrën e tij ndaj kancelares Merkel javën e kaluar, kryeministri Cipras sinjalizoi se qeveria e tij nuk mund të ketë burime të mjaftueshme për prillin dhe nuk ka

ndërmend që të bëjë pagesat e borxhit, në kurriz të stabilitetit social.
Çfarë vjen më pas? Qeveria greke do të donte të caktonte vetë fondet e ndihmës të BE-së, por e pranon se kjo do të marrë kohë. Deri atëherë, ata po shohin të sigurojnë financime nga BQE, edhe pse kryesisht mekanizimi i asistencës emergjente të Bankës Qëndore Greke aktualisht është rreth 70 miliardë euro – për bankat jolikuide greke, të cilat nga ana tjetër mund të blenë letrat me vlerë të qeverisë.

Nuk duhet të jetë gabim, se ky veprim do të ishte një financim i pastër fiskal. Rrjedhimisht, nuk është për t’u habitur se BQE-ja ka kundërshtuar heqjen e 3.5 miliardë eurove nga sasia e bonove të thesarit, duke i pranuar ato si kolateral në këmbim të kredive të bankës qendrore. Ajo që kemi parë në kriza e tregjeve në të shkuarën është se punët e pakryera i vendosin nën një presion të jashtëzakonshëm qeveritë, dhe qeveria e re greke nuk ka gjasa të jetë një përjashtim.

Vendimi për të paguar disa dhe jo të tjerët përbën një zgjedhje e cila nga ana e saj do jetë terreni i ri për qeverinë. Furnizuesit dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve qeveritare kanë gjasa të përballen me

detyrimet e prapambetura, duke dalluar nëpër sektorë të ndryshëm, në varësi të fuqisë së ministrive përkatëse dhe prioriteteve të shpallura të qeverisë. IOU-s mund të qarkullojnë, por ka gjasa të tregtohen me një çmim tejet te ulët për shkak të kushteve të këqija të likuiditetit.

Kontrollet e e kapitalit mund të jenë të nevojshme për të frenuar ikjen e tyre jashtë vendit, çka do të krijonte një tendosje të mëtejshme në ekonomi. Brenda koalicionit qeverisës mund të krijohen çarje. Ky proces nuk ka gjasa të jetë i strukturuar dhe i rregullt. Në fund, nëse Greqia duhet t’i mbijetojë politikave të saj të vonuara, asaj i nevojitet ende një ekonomi konkurruese dhe financat fiskale të qëndrueshme, dhe është e vështirë të shihet sesi programi aktual i qeverisë mund të mbërrijë atje. Qëndrueshmëria mund të arrihet përmes Grexit (dhe zhvlerësimit të mëvonshëm si edhe ristrukturimit të borxhit), ose mund të bëhet edhe përmes një rishkrimi të kontratave, për të përfituar çmime relativisht të drejta apo edhe reduktim të detyrimeve (“zhvlerësimi i brendshëm”), e pasuar nga një lehtësim i kontrolleve.

Edhe pse kjo është e mundur, përvoja e Islandës dhe Qipros na kujton vështirësitë e kontrollit të

kapitalit. Ose mund të prodhojë një post-krizë të qëndrueshme në Greqi. Ky do të jetë një vendim i madh, por tani për tani e ardhmja e Greqisë ka të ngjarë të përcaktohet nga vendimet e marra në javët e ardhshme, mbi atë se kush do të marrë përsipër pagesat. /“Council of Foreign Affairs”/

 

Leave a Reply

Back to top button