Ekonomi

Greqia, një tragjedi evropiane

Pasi përfunduan detajet e reformave të pensioneve dhe konfiskimit të shtëpive për shkak të borxheve të këqija – çështje që pa dyshim, kanë pasoja të rëndësishme për shumëkënd – tablloja e madhe po venitet në sfond. Është e lehtë të harrojmë si kemi mbërritur këtu, dhe ku po shkojmë

Screen Shot 2016-01-17 at 11.00.35

Nga Ashoka Mody
Nga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti primar i qeverisë greke (pa llogaritur pagesat e interesit) ka rënë nga 10 përqind të PBB-së në gati zero. Greqia shënoi një rënie të defiçitit të llogarisë korrente prej 10 përqind të PBB, në krahasim me pjesën tjetër të botës; tani bilanci tregon një sufiçit. Krahasoni shifrat me Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën, ose me të dhënat historike të reduktimit të defiçiteve:Greqia ka patur uljen më të madhe ose më shumë së aq.
Megjithatë masat shtrënguese ishin shumë të ashpra për Greqinë. Shpenzimet publike ranë me rreth 25 përqind, një goditje shumë me e madhe se vendet e tjera të përfshira nga kriza.  Kjo bëri që PBB-ja dhe të ardhurat nga taksa të binin ndjeshëm. Pasoja kaotike ishte një raport mbi borxhin publik në nivele stratosferike, që u rrit nga 145 përqind e PBB-së në vitin 2009 në 200 përqind të PBB-së pak kohë më vonë.
Ta themi thjesht, Greqia u nxit të vraponte më shpejt se të tjerët, në një kohë që mbeti prapa tyre. Kreditorët e Greqisë duan sërish më shumë masa shtrënguese. Pasi përsëri, parashikimet e rritjes janë në mënyrë absurde optimiste, barra e borxhit mund të përshkallëzohet në një trajektore të pakontrolluar, duke çuar në thirrje të reja për më shumë masa shtrënguese në një cikël të pambarimtë.
Dy herë gjatë vitit të kaluar – kur ata votuan ardhjen e Syriza-s në pushtet në dhjetor të vitit 2014 dhe në korrik 2015, kur e refuzuan marrëveshjen e kreditorëve – grekët u lutën që kjo fatkeqësi të ndalej. Por me kërcënimin e falimentimit të Greqinë, kreditorët morën sërish inisiativën. Nga vitit 1981, kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian, ekonomia greke u rrit duke e zgjeruar shtetin. Evropa ishte menduar të farkëtonte  demokracinë dhe nxiste zhvillimin. Në vend të kësaj, korrupsioni u bë endemik.
Me stimujt e ngulitur aq thellë, çdo ndryshim në qeveri vetëm sa riorganizoi individët që gëzonin patronazhin e shtetit. Si Evropa dhe Greqia dështuan. Dhe kreditorët tashmë dëshirojnë të shesin narrative, se ata po përpiqen të rimëkëmbin veten dhe Greqinë. Por ndryshimi real – për të krijuar një model të ri të rritjes ekonomike për Greqinë dhe neutralizuar rrjetet korruptive- do të marrin vite.
Ndërkohë, kërkimi ndaj Greqisë i një konsolidim të mëtejshëm fiskal prej 3.5 përqind të PBB-së gjatë 3 viteve të ardhshme, është një analfabetizëm mahnitës ekonomike, aq më tepër për shkak se njëri nga kreditorët – Fondi Monetar Ndërkombëtar – e ka diskredituar intelektualisht këtë politikë. Në vetvete, masa të tilla shtrënguese mund të shkaktojnë një tkurrje të PBB-së me 7 përqind.
Për më tepër, çmimet do të bjenë, duke i bërë borxhet e familjarëve dhe të biznesit më të vështira për t’u shlyer, duke minuar edhe më tej rritjen dhe financat publike. Parashikimet e kreditorëve, flasin për një një rifillim të mrekullueshëm të rritjes ekonomike. Mrekullitë do të ndodhin, por nuk evokohen zakonisht për projektimet ekonomike.
Fiksimi i kreditorëve se pensionet e grekëve janë si shumë të larta – edhe nëse kjo është vërtetë – është disi jashtë realitetit. Pensionet janë të rëndësishme në garantimin e jetesës së familjeve të varfra. Dhe nuk është në rrezik vetëm lidhja mes barazisë sociale dhe drejtësisë. Shkalla e propozuar e reduktimit, së bashku me të gjitha masat e tjera shtrënguese, do të ketë pasoja të menjëhershme makroekonomike. Teksa konsumi bie, kështu do të ndodhë me rritjen ekonomike dhe çmimet.
Cikli borxh-deflacion i Greqisë do të vazhdojë. Ngarkesat e larta të borxhit privat dhe publik, do ta dëmtojnë më tej sistemin bankar. Rreziku më i thellë ekonomik s’mund të kurojë patologjitë ekonomike afatgjata, ashtu si peshat e rënda nuk mund të rekomandohen për ringjalljen e një pacient pas një arresti kardiak.
Dëmi afatgjatë do të jetë me ndikim të gjerë. Sa për fillim, më të talentuarit po largohen. Perspektivat e dobëta rt rritjes së Greqisë vetëm sa do të përkeqësohen. Ne bëjmë një kalim të shkurtër në kohë, dhe shohim një Greqi që është e moshuar, ku shkencëtarët, mjekët dhe sipërmarrësit janë larguar dhe shumë nga ata që kanë mbetur s’kanë vend tjetër ku të shkojnë.
Me luftën e pafund ekonomike, Greqia ka të ngjarë të jetë më nacionaliste, e margjinalizuar nga bashkësia ndërkombëtare, përveçse në rastin kur kufijtë e saj bëhen kuptimplota.
Greqia ka një buxhet pothuajse të balancuar primar. Një ngrirje 3-vjeçare e masave shtrënguese do të mundësonte rifillimin e rritjes ekonomike. Më pas, një axhendë për të ulur dhe racionalizuar pensionet, do të kishte edhe më shumë kuptim. Por Greqia gjithashtu ka nevojë për një lehtësim të thellë të borxheve të saj. Premtimet e druajtura mbi lehtësimin e ndihmave të rradhës, janë menduar si një taktikë e zgjuar për zvarritjen autoritetet greke në rrugën e reformave të nevojshme.
Por në qoftë se reforma të tilla minojnë zhvillimin, borxhi i kërkuar i lehtësuar do të rritet me kalimin e kohës. Greqia do të bëhet një repart i përhershëm i kreditorëve. Grekët do të vuajnë nga më shumë dhimbje, dhe kreditorët do të shohin më pak nga paratë e tyre. Rreziku i madh tashmë është se se një Evropë e përballur me sfida shumë të mëdha, do e shtyjë Greqinë më në periferi të skenës.
Kreditorët, duke e ditur se ata nuk mund të ushtrojnë shumë presion, gjithësesi i qëndrojnë strategjisë së tyre të qëndrimit asnjanës. Autoritetet greke, duke mos patur asnjë vend kur të hedhin sytë, i pranojnë këto kushte. Një luftë me lëvizje të ngadalta mes të dyja palëve, po çon drejt një tragjesdie pak të vënë re por të thellë – për Greqinë dhe Evropën.
“Bruegel” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button