Ekonomi

Greqia përballë BE, për çfarë po grinden?

Screen Shot 2015-06-24 at 2.10.44 PM

Nga Carlo D’Ippoliti

Evropianët kanë qejf t’u shpjegojnë rusëve, kinezëve dhe “vendeve në zhvillim”, të mirat e demokracisë. Sa keq që e ardhmja e ekonomive tona, dhe ndoshta e vetë institucioneve evropiane, është diskutuar për vite me rradhë në dhomat e fshehta të Këshillit (në mos tek takimet dypalëshe të vendeve më të mëdha), në vend se në Parlamentin Evropian.

Nga thashethemet e shtypit (si me propozim të institucioneve evropiane, ashtu edhe nga pala greke) duket se më në fund, po del në pah si është gjendja, dhe cilat janë pikat e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.

Deri në javën e shkuar, mosmarrëveshjet kishin të bënin me kuadrin e përgjithshëm të politikës ekonomike evropiane:qeveria greke kishte dy objektiva kryesore:

1) të fillohet të diskutohet fakti, që Greqia thjesht nuk ka para për të shlyer të gjithë borxhin e saj publik. Dikush duhet të bjerë dakor për lëshime, në vend se të vazhdojë të ripërtërijë borxhet ekzistuese, përndryshe ai që nuk do të marrë mbrapsht paratë e veta, mund të jetë vendoset pak nga vetë Greqia dhe pak nga rasti;

2) të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme masat e kursimit, të imponuara ndaj qeverisë greke, jo vetëm për shkak se ato prodhojnë vuajtje të mëdha ndaj popullsisë, sepse bëhet fjalë për vuajtje të panevojshme, meqënëse ekonomia bie dhe çdo ditë Greqia mundet përherë e më pak të paguajë borxhet e saj.

Sa për pikën e parë, udhëheqësit evropianë vazhdojnë ende të mos duan të dëgjojnë. Çuditërisht, kjo çështje nuk është prekur asnjeherë nga qeveria italiane, pavarësisht ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe i tërthortë të Italisë, si një kreditore e Greqisë me rreth 40 miliardë euro: duhet të ishim ndër më të interesuarit për këtë temë.

Nga ana e saj, Greqia është ndër ata më pak të interesuarat:herët a vonë një borxh që s’mund të shlyhet … nuk do të paguhet. Në pikën e dytë, jemi shumë pranë një marrëveshje. Javën e kaluar, u  raportua se Komisioni Evropian i ka propozuar Greqisë masa, jo për të stimuluar ekonominë, por pak a shumë për të ndërmarrë “disa” politika kufizuese, vetëm 1 perqind të PBB-së:duke patur parasysh pozicionet fillestare, kjo mund të cilësohet një fitore e madhe.

Kundërpropozimi grek, ishte një tepricë primare 0.9 përqind:është e pamundur të mendohet se ishin vetëm 2 miliardë euro që do të gjunjëzonin të gjithë kontinentin. Dhe në fakt ata nuk ishin: pak ditë më parë ministri grek i Financave, Janis Varufakis, zbuluar se tashmë dallimet, për një  0.5 përqind të PBB-së, nuk kanë të bëjnë me tepricën e këtij viti, por atë të vitit të ardhshëm.

Pra, mes një epoke gjeologjike, si për politikën ashtu edhe financat.

Pra, pse nuk ka ende një marrëveshje mes palëve? Dallimet, kanë të bëjnë me mënyrën sesi Greqia duhet të zbatojë këto masa shtërnguese. Institucionet evropiane dhe FMN-ja duan të imponojnë, edhe me koston e prishjes së negociatave, një reformë pensionesh dhe masat më fleksibile në tregun e punës.

Athina përgjigjet se që në fillim të krizës, paga e grekëve kanë rënë me 37 përqind, pensionet me 48 përqind, dhe 30 përqind e nëpunësve civilë është shkarkuar ose ka dalë në pension të parakohshëm.

Do të duheshin më tepër masa kundër evazionit fiskal (edhe me propozime kurioze) dhe reforma kundër korrupsionit.

Nga ana e saj, BE pretendon se këto masa zakonisht kërkojnë vite për t’u zbatuar, vite të tjera për të dhënë fryte, dhe kanë një efekt mbi buxhet jo qartësisht të parashikueshëm, dhe për të qenë të sinqertë, edhe nëse qeveria greke me të vërtetë do të kishte kërkuar t’i vinte në zbatim reformat, ato mundet tashmë të kishin filluar muaj më parë (duke treguar vullnetin e mirë), meqë nuk kushtojnë ndonjë asgjë, nuk kërkojnë kredi apo leje nga jashtë.

Me pak fjalë, kemi braktisur fushën e financave dhe ne kemi hyrë në mes të një debati politik tradicional mes të majtës dhe të djathtës, maskuar nga polemikat ndërkombëtare. Kjo është arsyeja, pse disa argumentojnë se në fakt mes objektivave të qeverive evropiane, shumica e tyre të mbështetura nga shumicat e “koalicioneve të gjera” me stampë konservatore, është të mbërrihet haptazi tek rëzimi i qeverisë së Cipras.

Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, debati është politik edhe në një kuptim më të lartë: domethënë ka të bëjë me situatën në të cilën gjendet Evropa. Tani për tani, strategjia zyrtare (e quajtur në fillim “Axhenda e Lisbonës” dhe tashmë ”Evropa 2020”) është përqëndrimi tek konkurrenca midis vendeve, për të mbështetur rritjen ekonomike (?!) tek eksportet.

Për këtë qëllim, nevojiten shkurtimet e pagave dhe “reformat strukturore”. Syriza (dhe të tjerët) propozojnë ndërkaq që ta ribazojnë rimëkëmbjen tek rritja e investimeve, përfshirë edhe ato publike (p.sh. i famshmi “Propozimi Modest” i vetë Varufakis). Ndaj, mënyra sesi trajtohet Greqia, është një mesazh për cilindo tjetër që ka në mendje “ide të çuditshme”.

Për qeveritë evropiane,  disiplinimi i Greqisë nënkupton theksimin se do të vazhdohet në rrugën e nisur, dhe se nuk ka asnjë ndryshim strategjie. Pra do të mendojë Parlamentin Evropian me përpjekjen e tij, për të forcuar rolin e investimeve.

Shënim: Carlo D’Ippoliti ekonomist dhe kryeredaktor i www.monetaecredito.info

huffingtonpost.it” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button