Ekonomi

“GREXIT”, sa afër dhe sa larg

Screen Shot 2015-07-04 at 17.34.28Eraldo MEÇALLA*

Greqia vendi ynë fqinj, sot në viti 2015 përballet me një nga krizat më të thella të karakterit ekonomik, politik dhe kombëtar. Kriza greke ka pasur uljet dhe ngritjet e saj prej gati 5 vjetësh, por sot është drejt një kolapsi financiar total. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar ka rënë me 25 përqind, një e katërta e popullsisë është e papunë ndërsa qytetarët kanë kryer tërheqje masive nga bankat e kursimit. Borxhi dhe detyrimet që shteti Grekë ka ndaj kreditorëve ndërkombëtar janë si më poshtë:

1.) Fondi Monetar Ndërkombëtar 21.4 miliardë euro. 2.) Banka Qëndrore Europiane 18.1 miliardë euro. 3.) Gjermania 68.2 miliardë euro. 4.) Franca 43.8 miliardë euro. 5.) Italia 38 miliardë euro. 6.) Spanja 25 miliardë euro. 7.) Holanda 13.4 miliardë euro. 8.) Shtetet e Bashkuara të Amerikës 11.3 miliardë euro. 9.) Britania e Madhe 10.8 miliardë euro. 10.) Belgjika 7.5 miliardë euro. 11.) Austria 5.9 miliardë euro. 12.) Finlanda 3.7 miliardë euro.

Origjina e problemit grek fillon që në momentin e antarësimit në Bashkimin Europian në vitin 1981, i cili u krye në kushte krejtësisht gjeopolitike për marrëdhëniet ndërkombëtare të “Luftës së Ftohtë”, dhe jo për shkak të plotësimit të kritereve ose meritës së saj. Ndërsa në vitin 2001 është bërë pjesë e “Eurozonës” në përputhje të plotë me traktatet, marrëveshjet dhe protokollet e BE-së. Konkretisht protokollet e Marrëveshjes së Mastrititn e vitit 1992 dhe Marrëveshjes së Lisbonës e vitit 2007, që sanksiononin elementin e “pakthyeshmërisë” së monedhës euro, që nënkupton në rastin e daljes nga eurozona pasojat juridike, ekonomike dhe politike për Greqinë.

Kjo e martë e datës 30 qeshor 2015, ishte afati i fundit për paketën e dytë të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtar, ndërsa ndihma e tretë vinte në formën e një pakete me disa reforma si mosngritja e rrogave, pensioneve kushte të cilat nuk u pranuan nga qeveria Greke. Ditën e mërkurë zyrtarët europian i ndërprenë negociatat me Greqinë sepse pas Samitit të Brukselit, Kancelarja Gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Greqisë të pranonte marrëveshjet me kreditorët, por Kryeministri Alexis Tsipras iu përgjigj me referendum duke shkatërruar të gjitha bisedimet 6-mujore. Në momentin që disa gazetarë pyetën Ministrin e Financave të Greqisë Yanis Varoufakis, nëse do të paguanin brënda afatit detyrimet ndaj FMN-së prej 1.6 miliardë euro, ai u përgjigjë shkurt: Jo ! Në këtë mënyrë ishte e arsyeshme sipas zyrtarëve europianë që negocimi i mëtejshëm do të vazhdojë pas referendumit. Kancelarja Gjermane Merkel, mbi këtë pikë theksoi: “Nuk ka negociata për ndihma të reja para referendumit në Greqi”. Në të njëjtën kohë Donald Tusk, presidenti i KIE, shprehet: “Europa kërkon ta ndihmojë Greqinë, por ne nuk mund ta ndihmojmë kundër vullnetit të saj. Pra le të presim për referendumin e së dielës”.

Referendumi i 5 korrikut 2015, është i pari pas abrogimit të monarkisë dhe rënies së diktaturës në vitin 1974. Referendumi në Greqi edhe pse do të zhvillohet në një kohë shumë të shkurtër dhe për shumëkënd kjo përbën problem, sidoqoftë mbetet një mjet mjaft demokratik zgjedhje. Ai u shpall në parlamentin Grekë dhe synonë ti kthejë përgjigje pyetjes për pranimin ose jo të kushteve të vendosura nga trëkëndëshi kreditore BE, BQE dhe FMN. Në rast se populli me referendum do të votojë “JO” i thote jo ndërkombëtarëve dhe vetë qeveria e Kryeministrit Tsipras vijon me drejtimin e shtetit, nëse votojnë “PO” qeveria mund të dorëhiqet dhe të fillojë një marrëveshje të re.

Bashkimi Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë dhënë borxhe me shifra alarmante. Këto aktorë kryesorë që kanë ndihmuar Greqinë kërkojnë nga ajo reforma, ulje defiçiti, kursime. Dështimi i pagesës ndaj kreditorëve dhe FMN-së, e futi Greqinë në vendet me borxh të prapambetur dhe nuk mund të marrë më financime të tjera, ka përfunduar program i ndihmës së “Eurozonës” , Banka Qëndrore Europiane ka ngrirë fondet, që i detyroi bankat greke të qëndrojnë të mbyllura nga e hëna.

Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar një dalje e Greqisë nga eurozona sepse kjo do të krijonte probleme për të dyja palët. Qeveria e Kryeministrit Tsipras, bëri thirrje për të votuar me “JO” të madhe në referendum, që nënkupton një goditje ndaj kërkesave të ndërkombëtarve dhe kjo do te ishte vetëvrasje dhe falimentim shtetëror për Greqinë. Populli grekë duhet të tregohet i zgjuar dhe largpamës dhe të votojë “PO”, të përkrahë europën sepse populli është europian dhe duhet të vendosin për rrugën e së ardhmes pro ose kundër Europes.

Durimi i 28 anëtarëve të BE-së dhe 18 anëtarëve të Eurozonës, ka qënë i jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht diplomaci politike dhe ekonomike e zyrtarëve dhe qeveritarëve të BE-së. Komplet e kundërta dhe larg arrogancës dhe radikalizmit të Tsipras- Varoufakis. Në koceptin diplomatik, Greqia ka kryer një gabim të jashtëzakonshëm  në negociatat dhe samitet e BE-së, qeveria greke u përgjigjë me kokfortësi dhe jo me realitet, në një mënyrë tepër radikale qeverisje dhe komunikimi. Çfarë mendonin këto qeveritarë të Athinës që detyrimet janë pa afat kohor deri në infinit, fatkëqësisht Greqia tashmë e ka kalur cakun. Kryeministri Tsipras ka vendosur të vazhdojë rrugën e paraardhësve të tij. Po kush është zgjidhja ? Gjithçka është shumë e thjeshtë, populli duhet ti thotë jo daljes nga eurozona, jo daljes nga BE-ja dhe po largimit të qeverisë radikale që vetëm për popullin nuk mendon.

A duhet të kemi një “Grexit” ? Absolutisht jo, dhe kjo jo sepse dalja nga eurozona ose nga BE-ja e Greqisë do të cënonte BE-në, por sepse epoka në të cilën jetojmë kërkon një Ballkan dhe Europë të bashkuar. Nëse ka disa shtete me statusin e vendeve kandidatë për BE-në që presin të antarësohen , çfarë kuptimi ka dalja e një anëtari në këto momente. BE-ja simbolizon bashkim dhe një ëndërr për shume shtete dhe kurrsesi nuk duhet ta rrëzojmë këtë ëndërr. Në referendum populli grekë duhet ti thotë “PO” kreditorëve ndërkombëtare sepse në këtë mënyrë mund të vijë në pushtet një qeveri teknike që do të ishte më e përgjegjëshme dhe do ta mbante Greqinë në Eurozonë.

Sigurisht, fajtorë për “Krizën Greke” nuk është BE-ja por qeveritë aktuale dhe ato paraardhëse që me sjelljet e papërgjegjëshme kanë goditur thellë intersin ekonomik kombëtar dhe vetë popullin. Nëse qeveria Tsipras do të pranonte marrëveshjen me BE-në, FMN-në dhe BQE do të kishte hapur rrugën e negociatave dhe nuk do të vazhdonte me bllokime, Greqia nuk mund të ecë e vetme jashtë rrugës europiane sepse ka rënie ekonomike dhe të taksave dhe ka marrë para neto më shumë se çdo vend tjetër anëtarë i BE-së.

Kriza greke është pasoja e një politike afatgjatë jo konstruktive, ku shteti dhe administrata nuk kanë funksionuar, prandaj mund të presim shumë pak nga këto 6-muaj të qeverisjes së SYRIZAS. Disa fajsojnë ndërkombëtarët që nuk kanë bërë atë që duhet, por jo problemi qëndron tek mentaliteti politik Grekë që e shikon kursimin si një veprim të gabuar, kur shembujt tregojnë të kundërtën me rastet e krizës në Protugali, Spanjë, Itali dhe Francë. Tsipras- Varoufakis kërkojnë falje të borxhit nga kreditorët dhe reforma të pakta, ndërsa ndërkombëtarët kërkojnë reforma të thella që ti japin këstin e tretë të ndihmës. Shqetësime për zhvillimet në Greqi kanë treguar lidër botëror si Presidenti i SHBA-së Barack Obama, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, Presidenti Francez Francois Hollande, Kryeministri i Italisë Matteo Renzi etj.

Bashkimi Europian u krijua që në fillim me idenë e “bashkimit të fortë” nga themeluesit dhe ideuesit Robert Shuman dhe Jean Monnet, që u konsolidua me nënshkrimin e Traktatit të Parisit më 18 prill 1951, do të ishte fatkeqësi për BE-në dhe atë që përfaqëson dalja nga eurozona ose nge BE-ja e një shteti anëtarë.

Siç vepruan me antarësimin e Greqisë në vitin 1981 edhe sot ndërkombëtarët duhet të mendojnë për gjeopolitikën europiane dhe jo vetëm për konceptin e euros si simbol i “Bashkimit Ekonomik Europian”. Në horizont është Rusia, me një politikë jo shumë pro-perëndimore ose pro-europiane, më tepër e interesuar për të rritur influencen ne rajonin e Europës dhe për të flirtuar me shtete në gjëndje problematike si Greqia dhe kjo nuk është aspak në interes të Europës.

Për më shumë se 64 vjetë me rrallë, në themelet e Bashkimit Europian ka qënë bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe nuk shohë sot asnjë arsye se përse ky fakt të ndryshojë pavarësisht kushteve, vështirësive dhe problematikës ekonomike, politke e kombëtare të Greqisë. 

MSc. Eraldo MEÇALLA

* Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Leave a Reply

Back to top button