Ekonomi

Grindje në shtëpinë e Rothschild-ëve

Dinastia ndahet në emër dhe në trashëgimi. Degët e familjes do të përballen në gjyqet franceze

Screen Shot 2015-03-31 at 10.45.23

“Harmoni, Integritet, Profesionalizëm” është motoja e familjes, të cilën për dy shekuj e gjysëm e kanë thirrur për t’u frymëzuar Rothschild-ët e pesë degëve të dinastisë (Frankfurt, Paris, Napoli, Londër e Vienë). Harmoni sot ka më pak, sepse dy kushërinj janë duke u zënë se cili është më shumë Rothschild nga tjetri. Nga njëra anë Benjamini, 51 vjeç, i cili me gruan e tij Arianë drejtojnë në Zvicër grupin Edmond de Rothschild; nga ana tjetër Davidi, 72, i martuar me priceshën italiane Olimpia Aldobrandini, është kreu i grupit aksioner Paris Orleans që fillon tani të prezantohet si “shtëpia nënë e Grupit Rothschild”, një përballje për Benjaminin, i cili akuzon kushëririn që ka përvetësuar mbiemrin më të çmuar të botës dhe është gati ta thërrasë në gjyq.

Davidi ka qënë protagonisti i një goditjeje mjeshtërore në vitet Tetëdhjetë, kur presidenti socialist François Miterrand, i sapozgjedhur ndërmori një fazë shtetëzimesh që zgjati dy vjet dhe kish të bënte edhe me bankën Rothschild. Në vitin 1982 Davidi vendos t’i rijapë jetë markës dhe themeloi Rothschild & Cie, një bankë biznesi që do të rivalizonte shpejt me Lazard dhe që pasoi me bashkimet e blerjet më të rëndësishme të kapitalizmit ndërkombëtar. Si ajo e 2012 ës, kur Nestle bleu degën foshnjore të Pfizer për nëntë miliard Euro: supervizori i biznesit ishte i riu Emanuel Macron, i cili pak muaj më vonë do të hynte në Elize si këshilltar ekonomik i presidentit tjetër socialist, Hollandë, për t’u bërë më pas ministri aktual i Ekonomisë.

Emri Rothschild është një ikonë, historia e tij identifikohet me atë të kapitalizmit. Një dinasti e filluar me dyqanin e monedhave të Mayer Amschel Rothschild në geton hebraike të Frankfurtit në gjysmën e shtatëqindës, e që me kalimin e pak dhjetëvjeçarëve bëhet familja më e pasur e botës. Në veprën e vet monumentale, historiani britanik Niall Fergusson llogarit që në terma relative Rothschild-ët u bënë shpejt më shumë të pasur se sa familja mbretërore saudite e sotme.

Në 2012-ën David de Rothschild ia doli të bashkojë nën shoqërinë aksionere Paris Orleans degët e dinastisë së Parisit e të Londrës, duke vendosur fundin e një rivaliteti shekullor. Por në familje bëjnë pjesë edhe shoqëri akoma të pavarura, si pikërisht ajo franko-zvicerane Edmond de Rothschild e udhëhequr nga Benjamin e Ariana me qendër në Gjenevë, që tani do të donte të ndryshonte emër në Grupin Rothschild. E përjavshmja ekonomike Challenges ka zbuluar që objektivi do të ishte që emri të bëhej më i thjeshtë e më i njohur jashtë: Benjamini e ndien se e ka të drejtën, edhe sepse pasuria e tij – 2,9 miliard euro – është 10 herë më e madhe sesa ajo e kushëririt David. Që megjithatë ka patur refleksin e duhur dhe ka filluar ta përdorë i pari, për shoqërinë e vet aksionere formulën “maison mere del Gruppo Rothschild” – (shtëpia Nënë e Grupit Rothschild.) Në sfond, pavarësisht zënkave familiare, është frika që disa pjesë do të përfundojnë në duar të huaja. E cila do të dobësonte identitetin e markës e do të zhvlerësonte një mbiemër që vlen shumë. E kanë thënë qartësisht një vit të shkuar Rothschild-ët e Gjenevës : “Do të donim mbi të gjitha të evitonim që Davidi një ditë të shesë shoqërinë e tij me emrin Rothschild”. Përtej të qënit më i pasuri, Benjamini krenohet edhe për një linjë dinastie më të thjeshtë sepse është djali i vetëm e kështu kontrollon tërësisht shoqërinë e tij. Davidi nga ana tjetër ka bashkuar Parisin e Londrën por shpejt do të paguajë çmimin: djali i tij Aleksandër do të duhet të ndajë grupin së bashku me trashëgimtarët anglezë, ose fëmijët e Evelyn de Rothschild e të kushëririt Erik. Të lësh “Grupin Rothschild” ndaj parizienëve është e besdisshme tani dhe shqetësuese për të ardhmen, kur nuk përjashtohen zënka mbi trashëgiminë: ja përse gjenovezët, më të pasur, duan atë formulë magjike, edhe pse i përkasin një dege në rënie të familjes./CDS/

e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button