Zodiak

Gruaja Akrep, helmuese deri në fund

Akrepi. Karakteristikat, njeriu ideal, si sillet në dashuri

Gruaja e lindur nën shenjën e Akrepit është një nga ekzemplaret më të mëdha të femrave të njohura. Inteligjente, sarkastike, e heshtur, e mençur, ajo është aq dominuese saqë, nëse bie nën kthetrat e saj, je “skuqur” totalisht.

Ndryshe nga burri Akrep, gruaja e kësaj shenje është shumë më besnike, por po kështu i mungon pak transparenca. Ajo di të gënjejë, tradhtojë, lëndojë, por nëse nuk e detyroni, ajo nuk do ta bëjë këtë. Sidomos nëse jeni një “qenush” i butë i pafuqishëm. Por qoftë edhe nëse i lini ato të kuptojnë se ju mund ta mashtroni, ajo ju merr, ju zhubros si fletë letre, ju pret thellë në lëkurën tuaj, shkurt ju dënon në një agoni të ngadaltë, nga e cila padyshim që do të dilni të ndryshuar.

Gruaja Akrep, si kafsha që i jep emrin, posedon një fuqi që asnjë grua tjetër nuk e ka: helmin. Ajo mund të bëjë gjithçka, kur dëshiron.

PARTNERE IDEALE

E ëmbël, e butë, transparente. Me ju gruaja Akrep do të jetë e mirë dhe e dashur. Mos u mundoni të bëheni shumë të zgjuar me të.

MIQESIA

Si shoqe ajo është një nga më të mirat: e besueshme, besnike, gjithmonë e pranishme, e kuptueshme, e disponueshme.

NE SHTRAT

Ai nuk njeh gjysmë masa, nëse jep veten, gjithmonë shkon deri në fund

THENIA

“Aty ku të kafshon, aty të lë të vdekur”.

KËSHILLË

Nëse bëni gabim, përgatituni të paguani shtrenjtë.

Back to top button