Enciklopedike

Gruaja e bukur

Nxënësi i tha mësuesit: “Kam kaluar një pjesë të madhe të ditës duke menduar gjëra që nuk duhej t’i mendoja, duke dëshiruar gjëra që nuk duhej t’i dëshiroja, duke bërë plane që nuk duhej t’i bëja”.

Mësuesi ftoi nxënësin për një shëtitje në pyllin pranë shtëpisë. Rrugës, i tregoi një bimë dhe e pyeti nëse e dinte çfarë bime ishte.

“Belladonna” (Gruaja e bukur), u përgjigj dishepulli. “Mund të vrasë ata që hanë gjethet e saj”.

“Por nuk mund të vrasë ata që thjeshtë e sodisin. Edhe dëshirat negative, nuk mund të të bëjnë asnjë dëm, nëse nuk i lejon që të të joshin”./ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button