Zodiak

Gruaja e lindur në shenjën e Luanit: një perandore e lindur

Luanesha e Zodiakut ka flokët më të bukur të të gjithave, vijën e qafës më të guximshme, këmbën më të gjatë: ose më mirë, e bëjnë të besojnë se është kështu. Sepse, nëse guxon të thuash ndryshe, do të tregojë një agresion që pak të tjera e shfaqin … dhe për fat të mirë. Gruaja e Luanit është një grua e ashpër, që gjithmonë dëshiron të fitojë kur lufton. Për ta bërë këtë, ka dy strategji: ose ajo është e rrethuar nga gra të tjera të zjarrta, aleate, por gjithësesi vartëse të saj, ose bëhet diktatore e vetëshpallur dhe komandante absolute e universit.

Por duhet të themi se intelekti i saj është i mirë, por jo aq sa beson vetë, dhe se ajo di të bëhet një njeri i mirë nëse e lejon që të bëhet, në mënyrën e vet. Në punë ajo është një sipërmarrëse e lindur, në dashuri pakëz ekzigjente: njeriu që e fiton atë, megjithatë, ka përparësinë e të pasurit të lirisë në këmbim të adhurimit. Nuk është aspak e keqe, pra. Ajo pëlqen të duket dhe për këtë arsye ajo është e stolisur me bizhuteritë më të mira: herë pas here ajo është pak ngjitëse. Por është gjithësesi e rafinuar dhe bujare.

PARTNERI IDEAL

Një Dash, por kujdes, me rrezikun që të fluturojnë pjatat kur grinden. Më mirë ndoshta një Virgjëreshë e qetë? Për një perandore të lindur, ndoshta po!

MIQESIA

Dashi, Luani, Shigjetari.

NE SHTRAR

Gruaja e Luanit nuk është një që kënaqet. Bëjeni të ndihet “super”.

THËNIA

“Unë jam mbretëresha e xhunglës”.

KËSHILLA

Nëse i bëni nervoze, ato janë tejet të hidhura. Më mirë që të keni armë dhe strategji mbrojtëse.

Leave a Reply

Back to top button