Uncategorized

Gruaja e vdekur gjendet e gjallë brenda një frigoriferi në Afrikën e Jugut

Një grua në Afrikën e Jugut është gjetur e gjallë në një frigorifer të vdekurish, pasi mjekët ligjor e kanë shpallur të vdekur si pasojë e  një përplasjeje të tmerrshme automobilistike.

 

Gruaja, e cila mbetet anonime, u dërgua në morgun e Carletonville, në Gauteng, pasi shërbimi i ambulancës ‘Alert për shqetësime’ konfirmoi vdekjen e saj në vendin e ngjarjes, më 24 qershor.

Teknikët e morgut e gjetën atë të gjallë në  frigoriferin e morgut, shumë orë pas aksidentit në të cilin viktima dihej e vdekur.

 

TimesLive shpjegoi se si  kolegët i kishin ngarkuar trupat në frigoriferë dhe po plotësonin formularët kur njëri u kthye për t‘i kontrolluar ata.

 

Ai tha: “Kur ai tërhoqi trupin e gruas, ai pa që po merrte frymë”.

 

Por, për të mbrojtur vendimet e tyre, menaxheri i operacioneve të Distress Alert, Gerrit Bradnick, tha: “Ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat tona, e nuk kemi asnjë ide se si ka ndodhur kjo.

 

“Të gjitë pjestarët e atij operacioni shpëtimi janë të tmerruar. Puna jonë nuk është që njerëzit e gjallë t’i deklarojmë të vdekur, përkundrazi, puna jonë është t’i mbajmë ata gjallë.

 

“Të gjitha kontrollet e duhura janë bërë- kështu pacientja u shpall e vdekur”.

Bradnick tha për TimesLive: “Pajisjet u përdorën për të përcaktuar gjendjen e saj, nuk tregonin asnjë shenjë jete nga gruaja.

Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur në Afrikën e Jugut si rezultat i një aksidenti automobilistik.

 

Në vitin 2016, një 28-vjeçar u zbulua se ishte i gjallë pasi kishte kaluar dy ditë në një frigorifer të vdekurish, kur familja e shokuar erdhi për të identifikuar trupin e tij.

 

Kjo është diçka shumë tronditëse dhe ne vetëm shpresojmë se diçka do të bëhet për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri./LadBible-Bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button