Zodiak

Gruaja e VIRGJËRESHËS: Karriera dhe liria vijnë mbi të gjitha

Një grua e bekuar Virgjëresha, mund të thuhet. Atë që ka për të thënë, e thotë pa shumë fjalë, pa nënkuptime dhe duke ardhur drejt e në temë. Ajo ka një racionalitet kompleks dhe interesant, një mënyrë të sofistikuar dhe inteligjente të të menduarit, një emocionalitet të thellë por të kontrolluar. Ajo është një grua e pavarur që nuk dëshiron probleme. Dhe këtu dalim në anën tjetër të monedhës. Mos prisni që një person i tillë të jetë aty për t’ju shërbyer. Ajo është e gjitha për karrierë. Si një karrieriste e mirë, Virgjëresha e vë punën të parën, pastaj veten dhe në fund çdo gjë tjetër.

Mbase ajo ka si mëkat egoizmin, por nëse mund ta shpjegojmë duke e kombinuar me një nevojë për liri dhe pavarësi, ne jemi më të gatshëm ta tolerojmë. Ka një gjuhë të gjatë, por nuk është thashethem, thjesht flet shumë. I pëlqen thashethemet në tërësi, por ka një ndjenjë humori shumë britanike, si një “Zonjë me të verdha” e vërtetë. Zor se merret me broçkulla, me vrazhdësi, apo të bjerë në ekzagjerim.

PARTNERI IDEAL

Gruaja e lindur nën shenjën e Virgjërës nuk është ndër më të lehtat për t’u fituar. Njeriu i saj ideal është i zoti … sidomos në parapërgatitje.

MIQEAI

Nuk është e lehtë të hysh në rrethin e saj. Por dijeni se Virgjëresha di se si të ndërtojë miqësi të qëndrueshme.

NË SHTRAT

Nuk i mungon imagjinata në shtrat, edhe pse nuk është e gatshme të bëjë çdo gjë. Në vend të rolit dominues, megjithatë, ajo preferon atë të të nderuarës zonjë sexy!

THENIA

“Unë e di atë që dua dhe e di se si ta marr”.

KËSHILLA

Të dashur burra, në dashuri mos i tregoni gruas së Virgjëreshës se çfarë të bëjë, nëse nuk doni t’ju lërë menjëherë.

Leave a Reply

Back to top button