Kulture

GUERNICA: Historia e një pikture që vazhdon të mashtrojë njerëzit

guernica

Si spanjoll i mirë, Pablo Ruiz Biasco y Picasso pëlqente korridat. Kështu, që i tronditur nga vdekja tragjike e një beniamini të tij, toreadorit të famshëm Joselito. Për t’i nderuar kujtimin, ai vuri në punë një kanavacë të gjatë prej 8 metrash me 3 metra e gjysëm, me ngjyra zije. Me ta mbaruar, e quajti “En muerte del torero Joselito”. Por ishte viti 1937, në Spanjë lulëzonte lufta civile dhe qeveria anarko-komuniste ju drejtuar Picasso për të pasur nga ai një kuadër për pavionin republikan në Ekspozitën Universale në program në Paris një vit më vonë. Picasso (që jo rastësisht do të bëhet një prej artistëve më të pasur të historisë) pati një shkëndijë gjeniale: i bëri ndonjë modifikim telajos për torerosin, e ripagëzoi “Guernica” (nga emri i qytetit bask të bombarduar nga aviacioni gjerman dhe italian) dhe ia shiti qeverisë “popullore” për shifrën marramendëse prej 300 mijë pesetash të epokës. Diçka prej rreth disa miliona dollarëve të sotëm – rreth 1 milion ose 1 milion e gjysëm dollarë e gjysëm – të cilat u derdhën nga Stalini nëpërmjet Kominternit. Natyrisht, i kënaqur Picasso; të kënaqur edhe socialkomunistët, që atë kuadër demash e toreadorësh e bënë një simbol që ka mbrritur deri në ditët tona dhe është riprodhuar vazhdimisht, me emocion, si simbol i protestës së njerëzimit civil kundër barbarive nazifashiste. Po t’u përmbahesh shumë kritikëve të artit, “Guernica” është kuadri më i famshëm i shekullit dhe kjo, falë sponsorizimit nga ana e të majtëve, duke filluar nga liberals-ët perëndimorë: piktura piccasiane pati një sallë të gjithën për vete në Metropolitan Museum të Neë York dhe pa miliona “pelegrinë” ta parakalonin në heshtje religjioze. Arrihet në groteskun e interpetimeve si ajo – një shembull i rastësishëm midis mijërave – e enciklopedisë megjithatë të lëvdueshme “Rizzoli-Larousse” e cila kuadrit i kushton më shumë se 20 rrjeshta të ngjeshur, në të cilat veç të tjerash thuhet: “Motiv qëndror, ankthi i kokës së kalit që shikon nga lart poshtë shtrirjen e rëndë të kufomave; lart, në të majtë, simboli antik i dhunës, Minotauri”.

Tani, i supozuari “Minotaur” nuk është gjë tjetër veçse demi që vrau Joselito dhe kali është ai i picadòr-it, i shqyer në arenë nga e njëjta kafshë. Domethënë, një histori lufte me dema, ku “protesta civile”, “pasioni civil”, nuk qëndrojnë aspak, veç në mos, ndoshta, në ndonjë veçanti të shtuar rifutur kuadrin, me tingëllima miliardash, në Izquierdas-et bujare iberike. Përse të merresh me Guernica? Po sepse në epokën e rileximit të historisë pas rënies së gënjeshtrave ideologjike është momenti të shkohet e të shikohet nëse ka vërtet kaq shumë histori të fuqishme mbi të cilat komunistë e simpatizantë kishin ndërtuar një mit, mbi të cilin në mënyrë terroriste ishte e ndaluar të hetoje. Nëqoftëse kuadri i Picasso është një lloj mashtrimi, sigurisht nuk mund të thuhet se e vërteta triumfon në realitetin që i ka dhënë emrin. Nga një kontroll, edhe në libra “katolikë” historie, rezulton se ajo që është pranuar nga të gjithë është sa vijon: “Guernica ishte një qytet i vogël i shenjtë për baskët, sepe nën një lis mbretërit e Spanjës betoheshin se do të respektonin lirinë e religjionit. Gjatë luftës civile, pavarësisht se ishte e pambrojtur dhe nuk përfaqësonte objektiv ushtarak, më 26 prill 1937 u shkatërrua nga një bombardim i egër i aviacionit gjermanqë donte të eksperimentonte teknika dhe mjete fluturimi të reja. Për sadizëm, u zgjodh dita e hënë, ditë pazari: kështu, pati 1654 të vdekur dhe 889 të plagosur, të gjithë pleq, fëmijë dhe gra, sepse burrat ishin duke luftuar kndër Franco”. Një e “vërtetë” e kodifikuar njëherë e përgjithmonë edhe tek “Historia e luftës civile spanjolle” e Hugh Thomas. Është domethënëse që ky historian, në botimin e “rishikuar” të Historisë së tij, e ka reduktuar më pas në 200 numrin e të vdekurve: 1454 njerëz më pak nga një botim në tjetrin dhe e gjitha kjo pa dhënë as shpjegimin më të vogël…

Realiteti është krejtësisht ndryshe, siç e kanë përcaktuar edhe komisione ndërkombëtare hetimi. Siç shkoi vërtet dihet prej dhjetra vjetësh, por forca e propagandës duket akoma e pamposhtur. Guernica përbënte një objektiv normal ushtarak, siç e dinte mirë edhe qeveria e kuqe, që kish instaluar artileri kundërajtore dhe gërmuar shtatë vendstrehime kolektivë. Praktikisht, qyteti ishte seli e dy fabrikave të rëndësishme, armësh të lehta dhe bomba aviacioni. Veç kësaj, ishte nyje rrugore dhe hekurudhore për republikanët që luftonin disa dhjetëra kilometra larg nga qyteti, i cili gëlonte me ushtarë dhe mjete ushtarake. Të mos harrohet se rëndësia strategjike e Guernica vinte edhe nga fortifikimet që kishin ndërtuar baskët (“rripi i hekurt”, siç e quanin) për të shënuar pavarësinë e rajonit të tyre ndaj etnive të tjera spanjolle. Kështu, nuk ishte aspak “fshati idiliak e i shenjtë ku tregëtarë e fshatarë sillnin paqësisht gjërat e tyre të varfëra’, për ta thënë sipas Thomas. Disa bombardues (të tipit të vjetër) të dërguar nga Gjermania dhe 18 avionë, me të rëndë e të lehtë, të trupës ekspedicionare italiane në mbrëmjen e atij 26 prilli 1937 bënë disa kalime për të shkatërruar urën e Renteria-s në lumin Oca dhe për të penguar kështu lëvizjet e republikanëve. Pjesa më e madhe e eksplozivit italo – gjerman ra mbi nyjen rrugore përreth urës dhe vetëm disa bomba mbi qytet: ndër 39 kratere të individualizuara nga rikonjicioni ajror, vetëm 7 rezultojnë në zonën e banuar. Të vdekurit e sqaruar – edhe nga kontrolle të kujdesshme në gjendjet civile – qenë vetëm 93, numër të cilit ndoshta mund t’i shtohen ndonjë tjetër nga ushtarët e izoluar. Pothuajse gjysma e këtyre 93 vetave vdiqën nga shembja e një vendstrehimi të sapondërtuar, por në mënyrë të dukshme keq: ndoshta tenderat e trukuar ekzistonin edhe midis baskëve “të kuq”…

Gjithësesi, nuk kalohet numri 100, siç është provuar nga hetime të përsëritura në zyrën e gjendjes civile të qytetit, që kishte gjithësej 5000 banorë: bilanc tragjik, por, fatkeqësisht, rutinë në luftën më të përgjakshme civile të historisë, që në fundin e saj numëronte pothuajse 1 milion të vdekur. Në çdo rast, është jashtëzakonisht larg nga 1654 të rënit (dhe 889 të plagosurit) që kanë hyrë në legjendën e përsëritur gjithmonë dhe është akoma më parg edhe nga mijërat e kufomave që qenë çmimi tragjik për t’u paguar – në atë histori të pamëshirëshme – për pushtimin e shumë objektivave të tjera ushtarake. Është e vërtetë se dokumenta fotografikë dhe kinematografikë e tregojnë qytetin gjysëm të rrënuar, por kjo sepse (siç e demostroi një komision ndërkombëtar dhe siç u sqarua deri nga gjyqi i Nyrembergut që gjykoi hierarkët nazistë) përpara se të tërhiqeshin socialkomunistët dhe anarkistët lyen me benzinë gjithçka mundën dhe i vunë zjarrin. Asnjë krater i vetëm bombe nuk u gjet midis gërmadhave të djegura të qendrës historike. Për më tepër, u provua se minatorët anarkistë të Asturieve, në largim e sipër, hodhën në erë me dinamit, të cilin e dispononin me bollëk, shumë ndërtesa me qëllim që t’u krijonin pengesa trupave frankiste. Por si lindi legjenda e ardhur deri në ditët tona, pavarësisht rezultateteve të hetimeve ndërkombëtare dhe punës – për më tepër të padëgjuar – të ndonjë historiani me respektin e profesionit të tij? Në fillim të manipulimit të së vërtetës qëndron një korrespondent lufte britanik, i quajtur George L. Steer, i cili, megjithëse duke mos qenë në vendngjarje gjatë atyre ditëve, dërgoi nga Bilbao (pasi kishte rënë dakord me tre kolegë dhe bashkëkombas për të mos hedhur poshtë njëri tjetrin) një kronikë fantazi për gazetën e tij në Londër. Nga ushtarë baskë, Steer (që sipas shumë njerëzve i përkiste spiunazhit anglez) kish mësuar se ditën e hënë, në Guernica, mbahej një treg shumë i madh dhe pasi që ai 26 prill ishte pikërisht ditë e hënë, vuri në punë fantazinë duke imagjinuar shtëpijaket e paarmatosura dhe fshatarët pleq të goditur nga bombat gjermane (nga ana tjetër, duke parë se objektivi kërkon “të këqinj” që janë vërtet të tillë, qysh atëhere, duke folur për Guernica, flitet vetëm për gjermanët, duke heshtur kështu për italianët që në të vërtetë qenë të pranishëm ushtarakisht në bombardime me 3 avionë modernë bombardues S79 dhe me 15 avionë gjuajtës CR32). Për t’u kthyer tek korrespondenti anglez dhe tek kolegët që i mbanin iso: nuk e dinin se atë ditë të hënë tregu nuk ishte hapur, pasi delegati ushtarak i qeverisë baske e kish ndaluar, duke pasur frikë pikërisht nga veprime luftarake. Gjithësesi, nuk do të kishin mundur ta godisnin, duke parë që tregu mbyllej në mesditë dhe aksioni italo – gjerman u zhvillua duke filluar nga ora 16 e 15 minuta. Korrrepsondencën fantazi të Steer dhe të kolegëve e futën në dorë menjëherë dy propaganda: ajo anarko – komuniste, natyrisht; por edhe ajo britanike, pasi qeveria e re e Chamberlain duhej ta bindte opinionin publik për domosdoshmërinë e përballimit të shpenzimeve të mëdha për armatim, duke parë barbaritë gjermane dhe fuqinë e armëve të saj (nga këtu, shpikja që Guernica ndoshta ishte goditur nga mjeteve m,jaft moderne fluturuese). Falsoja fitimprurëse e Picasso-s kompletoi legjendën që të gjithë, deri në të ditët tona, e kanë marrë për histori të vërtetë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button