Seria: Teori të çuditshme në lidhje me origjinën etnike dhe racore
Në vitin 1889, një gërmim arkeologjik i udhëhequr nga Smithsonianët, zbuloi një gur të çuditshëm në njëvendvarrim në Tenesi. Asokohe, ekspertët e Smithsonianëve, të udhëhequr nga Sajrus Tomas, bënë me dije se gërmat e gdhendura në gur ishin qartësisht Cherokee, dhe askush nuk u befasua me këtë fakt.
Megjithatë, në vitet ’60 të shekullit XX-të, dikush e vëzhgoi gurin, duke e kthyer atë me kokë poshtë. Papritmas, gërmat nuk u dukën dhe aq Cherokee, por më shumë si hebraike. Sajrus Gordon, një dijetar mbi gjuhën semite, konfirmoi se ato ishin në fakt fjalë hebraike.
Forma e hebraishtes, ishte e shekullit të parë ose të dytë, dhe e përkthyer do të thoshte “për Judenë”. Dijetarë të tjerë e mbështetën këtë zbulim dhe në vitin 1988, guri sipas testit të karbonit, datonte diku midis viteve 32-769 pas Lindjes së Krishtit. Eshtë e panevojshme të thuhet, se ideja e gërmave hebreje mbi një gur në Tenesi do të thotë se njerëzit duhet të marrin nën një shqyrtim të imët historinë e shtetit.
Megjithatë, kjo nuk është aq e lehtë, pasi studiues të tjerë pretendojnë se shkrimi në gur është në gjuhën galeze të Uellsit. Ata pretendojnë, se bëhet fjalë për mbishkrimin në varrin e princit Madok të Uellsit, që besohet se udhëtoi për në Botën e Re rreth vitit 1170. Duke qenë se prova e karbonit e vendos gurin jashtë asaj epoke, ata sugjerojnë se ai në të vërtetë ka jetuar në vitin 562.
Në vitin 2004, “American Antiquity”, ndërhyri në këtë debat me mendimin se guri është padyshim një falsifikim. Ata akuzuan një asistent të Smithsonianëve në terren me emrin Xhon Emert, si falsifikatorin e mundshëm dhe pretendonin se kishin burimin e teksit mbishkrues Masonik. Ata madje sugjerojnë, se letrat e shkruara nga Tomas, duket se tregojnë se e dinte që e gjitha kjo ishte një mashtrim. Të tjerë argumentojnë qartazi, se guri tregon që ka pasur një ndikim hebre në fillimet e Amerikës./Bota.al