Analiza

Hacker-ët prapa aksidenteve të anijeve luftarake amerikane?

Incidentet e anijeve luftarake amerikane në Oqeanin Paqësor po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës zërat, se ato nuk janë gabime, por janë pasojë e sulmeve të vërteta të hackerëve, nga ana e grupeve të piratëve kompjuterikë, të lidhur me shtetet që i kundërvihen pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Largët. Analistët e Pentagonit tashmë janë në punë për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh, sepse nuk mund të jetë rastësi që vitin e kaluar, katër incidente ndodhën në marinën e SHBA: gjithmonë në të njëjtën zonë dhe me një lidhje të veçantë me Flotën e Shtatë.

Më 19 gusht 2016 ishte rradha e USS Luiziana, më 9 maj të këtij viti një incident tjetër, këtë herë në USS Lake Champlain; më tej ishte radha e USS Fitzgerlad në qershor të këtij viti dhe në fund, dje, incidenti në USS John McCain. Këto anije janë të gjitha të lidhura me një fije të përbashkët: janë ankoruar të gjitha në bazën detare në Yokosuka, dhe USS McCain e USS Fitzgerald janë të dyja pjesë e Skuadronit shkatërrues 15 dhe të Flotës së Shtatë.

Një lidhje që nuk ka kaluar pa u vënë re nga analistët dhe vetë Pentagoni, që jo rastësisht ka vendosur, pas aksidentit që goditi McCain, të nisë një hetim në të gjithë flotën e Paqësorit. Aksidenti la një vrimë të hapur në pjesën anësore të shkatërruesit, plagosi pesë marinarë dhe dhjetë të tjerë humbën në përplasjen me anijen tregtare. Por përveç dëmtimit fizik në anije dhe dëmtimin e ekuipazhit, shqetësuese është se, si është e mundur që anije të pajisura me sisteme të fuqishme GPS të marinës amerikane, mund të përplasen me anije mallrash dhe, mbi të gjitha, këto goditje ndodhin pothuajse gjithmonë në dete, ku përballja me Kinën është më e fortë.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis ka njoftuar një pauzë në operacionet e flotës, në mënyrë që zyrtarët të mund të analizojnë thellësisht, të gjithë ekipin detar. Një hetim që do të mbulojë gjithçka: personelin, aftësitë e navigimit, mirëmbajtjen, pajisjet, municionet, çertifikatat, dhe gjithashtu mënyrën se si marinarët lëvizin midis anijeve të ndryshme të flotës. Admirali John Richardson sqaroi në një postim në Tuitter se shqyrtimi do të përfshinte mundësinë e ndërhyrjeve apo sabotimit në rrjet, edhe pse nuk kishte “indicie në këto momente”. Megjithatë, admiral tha se “kontrolli mbi flotën do të shqyrtojë të gjitha mundësitë”.

Itay Glick, themeluesi i kompanisë së sigurisë kompjuterike Votiro, tha se ai ishte i interesuar menjëherë për mundësinë e ndërhyrjes në kompjuterë, sapo mësoi për aksidentin. Ka shumë koincidenca mes incidenteve, ose të dyshuarve si të tillë, që ndodhën me USS McCain dhe USS Fitzgerald. Dhe Glick tha se në të vërtetë do të ishte shumë më pak e mundshme që të jenë vetëm rastësi. Glick ka punuar në njësinë e inteligjencës izraelite, e cila merret me luftën kibernetike për më shumë se shtatë vjet dhe, i intervistuar nga portali news.com.au, tha se ishte e mundur që vende të tilla si Rusia dhe Kina, mund të kenë aftësinë për të kryer një sulm me hakera kundër anijeve luftarake të flotës amerikane. Në veçanti, në rastin e dy anijeve në fjalë, sulmi ndoshta goditi sistemin GPS duke kryer ndërhyrje ose duke prishur sistemin kompjuterik me një virus, apo duke ofruar informacione të pasakta për të mos lejuar “shikimin” e anijes së mallrave.

Aktualisht, nga Pentagoni kanë ardhur vetëm përgënjeshtrime, për mundësinë që anijet amerikane të jenë goditur nga një sulm hakerash. Dhe duket qartë motivi i këtyre akuzave të menjëhershme për shpifje: pohimi i cënueshmërisë së flotës amerikane nga sulme kibernetike do të ishte një goditje e rëndë për kredibilitetin e fuqisë luftarake amerikane, në një rajon aq të rëndësishëm sa ai i Lindjes së Largët. Megjithatë, fakti që pothuajse asnjë aksident nuk kishte ndodhur para vitit 2016, dhe se që nga fundi i vitit 216 ka patur katër, nuk mund të klasifikohet thjesht si rastësor. Konfrontimi me Kinën është jashtëzakonisht i fortë dhe forcimi i flotës amerikane në Paqësor konsiderohet si një akt armiqësor nga Pekini: paralajmërimet ose testet kundër anijeve të Uashingtonit mund të mos jenë një hipotezë për t’u hedhur poshtë.

Po ashtu nuk duhet nënvlerësuar potenciali i teknologjisë kompjuterike të Koresë së Veriut, e cila ka zhvilluar me kalimin e viteve një rrjet hakerash, që mund të godasë me virusë shumë të sofistikuar. Përkimi i këtyre incidenteve me përshkallëzimin diplomatik dhe ushtarak midis Phenianit dhe Shteteve të Bashkuara, në të vërtetë mund të konsiderohej si një tregues se nuk bëhet fjalë vetëm për “incidente”. Së fundmi, shumë tregojnë me gisht Rusinë: sektori i kibernetikës në Kremlin është veçanërisht i zhvilluar dhe shumë shpesh Moska ka provuar të ketë aftësi të shkëlqyera, për të penetruar sistemet kompjuterike perëndimore, edhe në Detin e Zi. / Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button