Magazine

Hacoa sjell ngrohtësinë e drurit, në epokën digjitale

Hacoa është një markë që prezanton aksesorë për shtëpinë dhe zyrën me një kombinim të ngrohtësisë së drurit.

Ichihashi Hitoshi,  ësht ë president i Yamaguchi Crafts  në Sabae, në prefekturën e Fukuit dhe ka krijuar Hacoa-n në vitin 2001. Ichihashi nuk mund ta injoronte realitetin e ashpër industrial me të cilin ndeshemi. Yamaguchi Crafts e nxori Hocoa-n vetëm me 10 produkte duke përfshirë një tastierë kompjuteri prej druri. Pavarsisht fillimeve  jo të mbara, marka  shpejt arriti të lerë gjurmë me dizajnerat prej druri natyral duke u mirëpritur nga njerëzit që kërkonin të gjallëronin mjedisin gri  të kompjuterave dhe të pajisjeve të tjera elektronike.

Tastiera u frymëzua nga një klient që kishte alergji nga plastika dhe u bë mjaft popullore. Ajo gjendet edhe në ngjyrë panje dhe arre, ka një prekje dhe tingull të këndshëm dhe tastet marrin një ndriçim gjatë përdorimit.  Është bërë një nga produktet lider duke tërhequr vëmendje si për dizajnin dhe për përdorimin e saj me një çmim prej 90 000 ¥. Edhe pse shumë i shtrenjtë Sakurai këmbëngul se tërheqja ndaj këtij produkti  është pamja  natyrale e drurit dhe që e mban këtë produkt në listën e më të kërkuarve. Produkte të tjera mjaft të kërkuara janë edhe USB-të. Gjenden në varietete si panjë apo dru trëndafili që janë gdhendur nga specialistët në mënyrë që kapaku dhe trupi të përputhen mjaft mir ë. Firma gjithashtu ka patur sukses edhe me veshjet e smartphone-ve. Ashtu si USB-të edhe këto janë nxjerrë nga një prerje e vetme druri dhe janë lëmuar në mënyrë që të kenë ndjesinë e materialit natyral.

Të punosh me drurin kërkon një vëmendje ndaj kushteve të materialit dhe artizanët duhet të përshtatin matjet me temperaturën, lagështinë dhe variable te tjera. Druri reagon ndaj ambjentit duke e bërë sfiduese ruajtjen dhe cilësinë gjatë gjithë stinëve, – thotë Sakurai. Një pjesë e prodhuar në muajt me lagështirë të pranverës ose të verës duhet të rrijë pak e ngushtë, ndërsa gjatë muajve të thatë të dimrit duhet të jetë pak e lirë. Hacoa e ka shtrirë veprimtarinë e saj për momentin në Taivan, por Sakurai shpreson shumë shpejt edhe përtej detit. Marka po ecën shumë mirë edhe në internet. / Burimi: “Nippon.com” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button