Enciklopedike

Haile Selassie I, ardhja e dytë e Krishtit

Screen Shot 2015-06-20 at 21.53.58

Sipas Rastafari-t, Haile Selassie I është ardhja e dytë e Krishtit. I lindur në Etiopi, atij iu vu emri Lij Ras Tafari. Vitet e tij të hershme ishin të turbullta dhe ai u arratis nga vendi, pas pushtimit nga Italia në 1935-ën. Në fund, në 1941-shin, Britanikët e ndihmuan atë të kthehej në vendin e tij si kreu i vendit, dhe në pak vite, ai kishte shfuqizuar skllavërinë dhe themeloi një seri reformash për tokën. Mund të duket shumë e drejtpërdrejtë që lëvizja e emërtuar pas tij filloi në vendin e tij, por nuk qe kështu. Filloi në Xhamaike, kur aktivisti Marcus Garvey kishte predikuar kurorëzimin e një perandori, që do të simbolizonte Ardhjen e Dytë të Krishtit. Jo shumë kohë më pas, Selassie u kurorëzua, duke ua bërë të qartë besimtarëve se ata e kishin gjetur Krishtin e tyre.

Eshtë më shumë sesa një profeci, megjithatë. Sipas besimtarëve, provat e tyre vijnë direkt nga Bibla. Ata citojnë Jeremiah 8:21: “Për lëndimin e vajzës së njerëzve të mij lendohem une; Unë jam i zi; teksa me ka mberthyer hutia”. Përgjatë gjithë historisë të Etiopisë, perandorët saj kane patur tituj që tingëllojnë hyjnorë. Ata gjithashtu tregojnë prova për Hyjnoren tek Selassie, ne trajtimin qe ai u bente udhëheqësve të tjerë botërorë. Kur mbreti i Anglisë nuk mund të takohej me të, duka i Gloucester-it shkoi në vend të tij. Kur duka u përkul para Selassie-sit, ishte e qartë sesa te rëndësishëm – dhe hyj – e mendonin atë të gjithë.

Ka gjithashtu një teori shumë prekëse për Afrikën si parajse. Gjatë shekujve të tregëtisë me skllevër, shumë, shumë njerëz u morën nga shtëpitë e tyre dhe u nisën me anije drejt gjithë botës, veçanërisht drejt Amerikës. Kjo i bëri kolonitë asgjë më pak sesa Ferrin mbi Tokë, që do të thotë që shtëpia e tyre origjinale, Afrika, duhet të ishte parajsa. Prandaj, sipas tyre, është vendi llogjik prej nga do të vinte Krishti./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button