Histori

Haile Selassie, mishërimi i Ras Tafarit, ose njeriu që u bë “perëndi”

Screen Shot 2016-09-02 at 12.49.34Haile Selassie ishte perandori 225 dhe i fundit i Etiopisë. Ai është i njohur edhe si Ras Tafari, mishërimi i perëndisë dhe Mesia në besimin Rastafarian. Edhe pse ai i dha kushtetutën Etiopisë në cilën perandori shpallej i shenjtë, ishte një profeci përtej oqeanit që e bëri atë një figurë hyjnore.

Marcus Garvey bënte fushatë për të drejtat e zezakëve në Xhamajkë. Ai gjithashtu predikonte pan-afrikanizmin dhe një herë ai tha: “Shikoni në Afrikë, ku një mbret i zi do të kurorëzohet, sepse dita e çlirimit është e afërt”. Këto fjalë që dolën nga goja e tij, u morën si profeci. Kur Haile Selassie u kurorëzua në vitin 1930, u duk se çlirimi ishte pranë.

Në vitin 1934, Italia pushtoi Etiopinë, dhe në vitin 1936, Selassie shkoi në mërgim. Garvey e denoncoi se hoqi dorë nga vendi i tij, por Rastafarianët nuk ia vunë shumë veshin. Perandori u kthye në Etiopi në vitin 1941. Në vitin 1966, Selassie vizitoi Xhamajkën dhe u përshëndet nga mijëra Rastafarianë në aeroport. Përkundër pritshmërive, ai nuk e mohoi statusin e tij hyjnor dhe mbetet në qendër të besimit Rastafarian. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button