Hakerat rusë kanë arritur t’i lexojnë emailat e klasifikuar të Presidentit amerikan Barack Obama.
Sipas administratës amerikane, e-mailat janë lexuar gjatë ndërhyrjes në rrjetin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar.
Hakerat megjithatë nuk kanë arritur të hyjnë te sistemi i Blackberryt të Obamas.
Sulmi i hackerave ka hapur debatin mbi praninë e presidentit amerikan në internet.