Horizonti.al

Hakmarrja e Ollgës së Kievit

Screen Shot 2016-05-20 at 06.30.13Sot, Shën Ollga është një figurë shumë popullore në Kishën Ortodokse Lindore ruse. Gjatë shekullit 10, ajo ishte bashkëshortja e Igorit I, sundimi i Kievan Rus’, një federatë fisesh sllavë që shtriheshin mbi rajone të Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë. Princi Igor u vra nga Drevlianët kur shkoi që të mblidhte haraçin. Më pas, Drevlianët i dërguan fjalë Ollgës, duke i kërkuar që ajo të martohej me Princin e tyre, Mal.

Sipas Kronikës Parësore (burimi më i besueshëm i informacionit për Kievan Rus’), Ollga nisi një udhëtim të përgjakshëm hakmarrjeje. Ajo e filloi duke varrosur të gjallë të dërguarin e Drevlianëve, që kishte ardhur t’i parashtronte kërkesën e tyre. Më pas, Ollga u dërgoi fjalë Drevlianëve se e pranonte propozimin e tyre dhe se ata duhej të dërgonin njerëzit e tyre më të spikatur, me qëllim që ajo të largohej nga Kievi me nder. Drevlianët pranuan dhe kur mbërriti dërgata e re, Ollga i ftoi që të bënin banjë në ndërtesën e banjave. Aty i mbylli brenda dhe i dogji të gjallë. Të pavetëdijshëm për fatin e tmerrshëm të sivëllezërve të tyre, Drevlianët përgatitën një gosti kur mbërriti Ollga. Kur të gjithë ishin të pirë, ajo urdhëroi të vetët që të vrisnin këdo që ndodhej aty. Të mbijetuarit ofruan që t’i paguajnë një haraç, por Ollga kërkoi vetëm tre harabelë dhe tre pëllumba nga çdo shtëpi. Drevlianët pranuan të lumtur, por Ollga i mori zogjtë, u lidhi thëngjij të ndezur në këmbë dhe i çliroi. Zogjtë u kthyen në shtëpitë e tyre, dhe shumë shpejt i gjithë qyteti ishte në flakë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button