Në 8 korrik 2014 Brazili jetoi humbjen më të vështirë të historisë së tij; atë me reuzltatin 7 – 1 kundër Gjermanisë në gjysëmfinalen e Botërorit dhe mbeti në qendër të të gjithë kritikave. Koha kaloi, por ky rezultat nuk u harrua kurrë. Tani ora e hakmarrjes mbërriti në tokat braziliane pas eliminimit historik të gjermanëve në Rusi 2018.
Gazeta sportive “Lance!” rimori një publikim të vjetër në Twitter të Toni Kroos, ku festonte në fillim të 2017 me një meme të drejtuar brazilianëve. Mesazhi kishte flamurin e Brazilit që zëvendësonte 1 dhe të Gjermanisë që zëvendësonte 7. Pas më shumë se një viti ky mesazh u rimor nga gazeta braziliane dhe u hakmorr. Fjala “Feliz 2018” u zvvendësua me flamurin e Koresë së Jugut në vend të numrit 2 dhe famuri gjerman tek numri 0. Gjithashtu i kënduan një këngë nën ritmin e “Bella Ciao”. / bota.al