Horizonti.al

“Hansi i Vogël” / Djaloshi i frikësuar dhe kompleksi i Edipit

Screen Shot 2015-09-01 at 6.20.07 PM

Rastet studimore më tërheqëse nga karriera e Zigmund Frojdit

Frojdi punoi me një djalë 5-vjeçar, të cilin ai e quajti “Hansi i Vogël” dhe që u dërgua tek ai nga babai i tij. Ky i fundit po kërkonte ndihmë, për frikën që Hansi kishte ndaj kuajve. Duke pasur parasysh se ai ishte vetëm 5-vjeç, familja e tij jetonte në afërsi të një ferme kuajsh, dhe se vogëlushi nuk kishte patur përvoja të shumta me kuajt, nuk është për t’u habitur që ai të frikësohej prej tyre.

Kuajt për të, ishin të mëdhenj dhe të frikshëm. Atë e tmerronin më shumë kuajt që tërhiqnin karrocat, dhe jo për pak kohë, për shkak se kishte qenë dëshmitar i një skenë të tillë, kur një karrocë e madhe u rrëzua në rrugë, dhe disa njerëz vdiqën në rrugë para syve të tij.

Për shkak se ai ishte Frojdi, ju ndoshta mund të mendoni se shpjegimi i tij për shkakun e frikës së djalit të vogël, nuk kishte të bënte vetëm me vdekjet traumatike që kishte parë.

Sipas Frojdit, Hansi ishte veçanërisht i frikësuar nga kuajt që kishin krifën e zezë, dhe ai pa kështu një shoqërizimin me mustaqet e zeza të babait të tij. Ai nuk i kishte qejf kuajt që mbanin pafta, të cilat Frojdi i lidhi me syzet e babait të djaloshit.

Përfundimisht, Frojdi e diagnostikoi frikën e djalit të vogël nga kuajt, si një zgjatim të  kompleksit të tij Edipit. Kali përfaqësonte të atin e tij, kryesisht për shkak të krahasimit të mustaqeve dhe syzeve, së bashku me prirjen e kuajve meshkuj për të qenë shumë të mirë-pajisur. Hansi i Vogël tha Frojdi, ishte në mesin e zhvillimit të një dashurie të zjarrtë, seksuale për të ëmën dhe e shihte të atin si një rival ndaj dashurisë dhe vëmendjes së saj.

Sigurisht, babai i tij ishte në mënyrë të konsiderueshme më i madh e më i fortë se ai, duke çuar në zhvillimin e frikës jo vetëm ndaj të atit të tij, por e zgjeruar kjo edhe tek kuajt. Për shkak se pjesa më e madhe e terapisë, u zhvillua duke e përdorur babain e Hansit si ndërmjetës, Frojdi përcaktoi se frika e tij ndaj kuajve nuk do të largohej shpejt, përsa kohë terapia e vogëlushit, ishte i ndërvarur nga personi të cilin ai e kishte frikë.

Kur Frojdi u ul për të biseduar me djalin, ai raportoi çdo gjë që vazhdoi në seancën e këshillimit të mbështetur vetëm tek teoritë e tij, dhe atë që ai kishte vendosur tashmë mbi kompleksin e Edipit. Mos u shqetësoni mbi fatin e Hansit të Vogël; Frojdi e ndoqi ecurinë e tij derisa ai mbushi 19-vjeç. Jo vetëm që Hansi zhvilloi një jetë krejtësisht normale, por as që mund të kujtonte ndonjë gjë prej atyre që besonte kur ishte 5-vjeç.

Leave a Reply

Back to top button