Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Galileo eksploron qiejt me teleskopin e tij – Itali, 1609

 

Screen Shot 2015-07-19 at 11.02.03Colin Russell

Kur Galileo u bë i pari person që ktheu një teleskop nga qiejt, ai ndryshoi pikëpamjen tonë për universin. Ai zbuloi fakte të reja pë diellin, hënën dhe planetet, që ishin krejtësisht të papajtueshëm me teorinë e vjetër që qielli mbi tokë ishte i pandryshueshëm dhe i p[ërsosur. Në vend të kësaj, ai mbështeti fuqimisht teorinë rivale heliocentrike të Kopernikut.

Teleskopi i Galileos e nxiti atë që të shkruajë librine tij shumë të diskutueshëm, “Dy Sisteme Botërorë” (1630) i cili më shumë se cdo gjë tjetër dha një dorë për vendosjen e Kopernikanizmit. Ai coi edhe në gjyqin dhe dënimin e tij përpara kishës katolike romane. Sistemi i vjetër që Galileo e diskreditoi ishte adoptuar pothuajse pa u menduar fare nga Kisha dhe ndihmonte përshkrimin e saj të universit. Ai u shkonte shumë për shtat të dhënave biblike, kështu që për qindra vite mbeti versioni i pranuar. Megjithatë, shkrimete shenjtë mund të jenë të pajtueshëm edhe me Kopernikanizmin. Galileo e pranoi këtë në një letër që shkruajti në vitin 1615. Por një provë shkencore e Kopernikanizmit u desh të presë deri në vitin 1838! Në gjyq, Galileo u shpall fajtor dhe u desh të vinte shekulli 20 që Vatikani më në fund të binte dakord me të. /New Scientist-Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button